×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron propozon sistem donacionesh për vasinimin e grupeve prioritare në shtetet në zhvillim

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Pandemia e koronavirusit dhe shpërndarja e vaksinës ishin çështjet dominuese, në çelje të samitit vjetor të G20-tës, i organizuar këtë vit nga Arabia Saudite.

    Delegatë e krerë shtetësh, u detyruan të takohen virutalisht këtë vit, mes frikës së infektimit. Në fjalimin e tij, mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”.

    Presidenti francez Emanuel Macron, tha se bota ka nevojë për një pergjigjie të koordinuar e të bashkuar për ta luftuar pandeminë. Ai propozoi krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve më të riskuara në shtetet në zhvillim.

    “Sot duhet t’i përgjigjemi një krize shëndetësore që kërcënon jetët e miliona njerëzve. Përgjegjësia është historike dhe duhet patjetër të kemi një reagim të efektshëm e të koordinuar. Sugjeroj krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në vendet në zhvillim”, u shpreh Macron.

    Presidenti rus Vladimir Putin tha se i gjithë njerëzimi duhet të ketë qasje ndaj vaksinës dhe se vendi i tij është i gatshëm ti ofrojë shteteve në nevojë vaksiën Sputnik V.

    Një ditë para nisjes së samitit, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres njoftoi se ndërsa 10 miliardë dollarë ishin investuar në përpjekjet për krijimin e vaksinës dhe terapive të tjera, 28 miliardë dollarë nevojiteshin për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave rreth botës. Ai u kërkoi më shumë shteteve të G20 të bëhen pjesë e Covax, iniciativa ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinës në mbarë globin. SHBA ka refuzuar të bëhët pjesë, mes akuzave të Donald Trump se Covax ndikohej nga OBSH, e korruptuar, siç e cilëson dhe Kina. /A2

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.