×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Cila është gjendja në Pulmologji dhe kënd po e prek më shumë virusi? Flet pulmologu kosovar

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Të parën e kaloi.

    E pa e marrë mirë vetën prej saj, vendit po i duhet të përballet edhe me një valë tjetër të Coronavirusit.

    Më të atakuarit vazhdojnë të mbesin akoma të moshuarit.

    Por krahasuar me valën e parë, kjo e dyta, po i prek më në numër edhe ata që janë më të rinj në moshë.

    Këtë e ka vërejtur pulmologu, Flamur Marku, të cilit i bie përditë të merret me të infektuarit në Klinikën e Pulmologjisë.

    “Realisht kemi pasur përkeqësim të gjendjes së pacientëve. Kemi numër të madh të pacientëve që kanë në nevojë për hospitalizim. Kemi vërejtur edhe rritje të numrit të sëmurëve në moshë më të re, sesa mosha që ka qenë gjatë muajve, korrik e qershor”, u shpreh ai për Front Online.

    Shkak përkeqësimi, sipas tij, mund të jenë edhe gripet që nisin të përhapen tash në dimër.

    Për këtë arsye ai bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë kohës sa mbizotëron i ftohti.

    “Të respektohen masat e prezantuara nga IKSHPK, me ardhjen e stinës se ftohtë do të kemi komplikime prej gripit sezonal, të cilat mund të na komplikojnë edhe më shumë në rast se prekemi prej COVID-it”,
    theksoi ai për Front Online.

    Ndryshe, pasojat, do të jenë të rënda.


    “Për shkak të infeksionit, pacientët që prekën, kanë pneumoni, ftohje të rëndë të mushkërive. Shumica e atyre që mjekohen me kohë nuk lënë pasoja. Por, kemi ndryshime kronike që mund të mbesin, fibroza, ndjenja e lodhjes, që përsëriten kohë pas kohe”,
    deklaroi Marku për Front Online.

    Në Klinikën e Pulmologjisë prej fillimit të pandemisë e deri tash me virusin Corona janë infektuar, 8 mjekë dhe 20 infermierë.

     

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian në disa raste e shkel...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.