×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk respektuan masat e reja, Policia gjobitë 1100 qytetarë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, thotë se si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

    Krahas mbështetjes së mekanizmave të tjerë qoftë atyre shëndetësor, të inspektorateve të të gjitha niveleve, të agjencive e instituteve të ndryshme për kryerjen e detyrave të tyre, në të njëjtën kohë me veprime të drejtpërdrejta ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e pandemisë.

    Kjo ka ardhur si rezultat i një pune të madhe policore në bashkëpunim me qytetarët ku për rrjedhojë me vërejtjet e saj policia ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimin dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pa anashkaluar edhe sanksionimin në përputhje me dispozitat ligjore për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat e nxjerra, përkundër vërejtjeve policore.

    Në kontekstin e kësaj asnjëherë nuk janë lënë anash detyrat dhe përgjegjësitë primare për ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë.

    Vetëm në harkun kohor të javës që lamë pas, për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private e publike, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës, janë shqiptuar njëmijenjëqind (1100) fletëparaqitje, përderisa janë dhënë mbi dyqindeshtatëdhjetë (270) vërejtje nga polica.

    Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.