×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: LDK-ja e mori pushtetin me pazare e me pazare po mundohet ta mbajë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Mimoza Kusari ka reaguar pas deklaratave kundrejt deputetes së Vetëvendosjes në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas Kusarit seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ishte shpërfaqja më e çoroditur e një partie që pushtetin e mori me pazare e me pazare po mundohet ta mbaj.

    “Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ishte shpërfaqja më e çoroditur e një partie që pushtetin e mori me pazare e me pazare po mundohet ta mbaj.  Në ditën kur tema ishte për të pagjeturit, Avdullah Hoti tentoi t’i ik përgjegjësisë duke fyer dhe duke u larguar nga salla pas vetëm 10 minutave në seancë. Ndërsa pas tij, GP i LDK-së duke e parë se nuk kanë mbetur më me asnjë argument për t’u mbrojtur, filluan të bëjnë atë që e bëjnë më së miri, të luajnë rolin e viktimës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

    Reagimi i plotë:

    Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ishte shpërfaqja më e çoroditur e një partie që pushtetin e mori me pazare e me pazare po mundohet ta mbaj.

    Në ditën kur tema ishte për të pagjeturit, Avdullah Hoti tentoi t’i ik përgjegjësisë duke fyer dhe duke u larguar nga salla pas vetëm 10 minutave në seancë. Ndërsa pas tij, GP i LDK-së duke e parë se nuk kanë mbetur më me asnjë argument për t’u mbrojtur, filluan të bëjnë atë që e bëjnë më së miri, të luajnë rolin e viktimës.

    Të mbulosh papunën dhe dështimin në negociata me Serbinë për temën e të pagjeturëve, duke i përmendur viktimat e pasluftës, është ligësi, dobësi dhe abuzim i ripërsëritshëm me fatin e tyre.

    Të shkosh deri tek qëndrimet për figurat e luftës së dytë botërore është dëshprim dështakësh. Ndërsa, të shkelësh mbi sakrificën, vuajtjen dhe ankthin e familjeve të viktimave dhe të pagjeturve, përfshirë ofendimin dhe fyerjen ndaj Saranda Bogujevcit është stadi i fundit i degjenerimit moral i një grupi “politikanësh” që verbërisht vrapuan pas pushtetit.

    Seanca e djeshme ishte e dobishme për një gjë: tregoi deri ku janë në gjendje të shkojnë kjo kastë politike për të mbrojtur pozitat e veta. Ata janë në gjendje që në vazhdimësi të reciklojnë temën e viktimave të pasluftës, sa herë ju duhet për të fitu ose për të mbajt pushtetin. Por, për gati 20 vite sa kanë qenë në pushtet, as edhe një përpjekje serioze nuk e kanë bërë për të zbardhë vrasjet e bashkëpunëtorve të tyre.

    Dje dhe sot, ata nuk e lënduan Sarandën dhe as kauzën e saj. Ajo sot është më e fortë dhe më e përcaktuar në rrugëtimin e saj. Saranda jetoi për të treguar dhe për t’u bërë rrëfimi i gjallë i tmerrit të luftës në Kosovë.

    Ata që e dyshojnë këtë do mbesin përjetësisht të turpëruar.

     

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.