×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së kërkon dorëheqjen e Driton Selmanajt

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ka ndodhur një përplasje në mes të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Polemikat e ndërsjellta ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot.

    Është deputeti i partisë së Albin Kurtit, Gazmend Gjyshinca që ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij për të pagjeturit.

    Për këtë cështje zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

    Selmanaj tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

    Selmanaj tha se për fatin e keq Lëvizja Vetëvendosje po e përdorë këtë për fushatë zgjedhore.

    “Vetëvendosja për fatin e keq po e keqpërdorë për fushatë zgjedhore dhe disa eksponentë të PDK’së e pashë filozofin Blerim Latifi. Ose nuk e kanë parë emisionin ose e keqpërdorin në maksimum”, tha ai.

    Tutje zyrtari qeveritar u shpreh se tema e të pagjeturve duhet të trajtohet dinjitetshëm dhe jo për të bërë garë politike.

    “Unë kam folur vetëm këtë, ky popull është lodhë nga përdorimi politik për poena politik për temat e ndishme kombëtare që i ka ky vend. Nuk duhet të përdoren rastet ngjarjet historike të rënda të ndishme dhe si të tilla ato meritojnë të trajtohen seriozisht meritojnë të trajtohen dinjitetshëm por jo për të bërë garë politike jo për të etiketuar kundërshtarët politikë, mbi këto tema është turp me ndërtu kauzë politike dikush”, tha Selmanaj.

    Ai shtoi se e tërë kjo është një fushatë shpifëse e orkestruar kundër tij dhe qeverisë

    “Kjo është pjesë e fushatës manipulative dhe shpifëse kundër meje në radhë të parë dhe kundër qeverisë dhe duhet ndëgju emisionin dhe deklaratën time për të dhënë konstatimin çfarë po japin disa.Unë kam thënë kështu: Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi tema të tilla të ndishme dikush provon me ndërtu karrierë politike ose me ndërtu kauzë politike kjo është ajo që e kam thënë unë. Nuk jemi lodhë ne për temën e të pagjeturve por jemi lodhë nga pretendimet e atyre që mbi bazën e këtyre temave ndërtojnë kauza politike i përdorin këto kauza për qëllime të ulëta politike kësaj duhet me i dhënë fund kjo ka qenë qasja ime dhe vazhdon të jetë”, u shpreh ai.

    Selmanaj tha se qeveria ka vendosur çështjen e të pagjeturve në pikën e parë të diskutimit në dialogun me Serbinë.

    “Ne si qeveri kemi vendosur pikën e parë çështjen që po diskutojmë me Serbinë është çështja e të pagjeturve. Kushdo që provon t’i keqpërdorë këto tema për arsye tjera e kam thënë dje në Kuvend po e them edhe sot është turp, turp ,turp kushdo që ka qasje të tillë”, tha ai.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.