×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes u përplasën edhe fizikisht në Kuvend- Vjen reagimi i ashpër nga Avdullah Hoti

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kryeministri i Vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas përleshjes fizike ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

    Hoti i ka cilësuar si të papranueshme sjelljet e tilla, derisa e ka cilësuar edhe si të papranueshme gjuhën e përdorur nga disa deputetë.

    Reagimi i plotë i Hotit:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i vlerëson të pa pranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të pagjeturve në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.Kryeministrit Hoti thekson se sjelljet e tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës.Kryeministri Hoti, përpos interpelancës së sotme, disa ditë më parë, lidhur me këtë temë ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me deputetët nga të gjitha subjektet politike parlamentare, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku i ka njoftuar në hollësi për angazhimet e të gjitha institucioneve relevante që trajtojnë fatin e të pagjeturve.

    Ju rikujtojmë se në këtë proces shumë të ndjeshëm dhe kompleks është i përfshirë një rrjet i institucioneve dhe mekanizmave, të cilët veprojnë në koordinim të plotë mes tyre:• Zyra e Kryeministrit, përmes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,
    • Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës,• Instituti i Mjekësisë Ligjore,• Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,• Grupi për persona të zhdukur (për dialog me palën serbe),• Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC)• Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).Kryeministri Hoti rithekson se, angazhimi për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në vendin tonë, nuk ka munguar nga asnjëra Qeveri deri më sot, e sidomos tani kur është shtuar mbështetja dhe trysnia nga bashkësia ndërkombëtare që kjo çështje të përmbyllet sa më parë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.