×
  • Kronika
  • Kronika

    Ngriten 50 aktakuza, ndaj 60 personave në Kosovë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 50 aktakuza, kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar, raporton Gazeta Express.

    Sipas Prokurorisë, gjithashtu, janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave dhe 1 kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

    Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Kronika02 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Kronika02 Maj 2024
    Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.