×
  • Lajme
  • Lajme

    Në varrezën masive afër Rashkës janë mbetjet mortore të 15 deri 17 personave

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

    “Derisa nuk përfundon kërkimi i plotë në këtë lokacion, derisa të mos merren mostrat e ADN-së nga eshtrat, derisa të mos vie deri te përputhja e tyre me mostrat e gjakut të familjeve, nuk mund të themi me siguri se kujt i përkasin ose ndonjë informacion tjetër që mund t’i komunikohet publikut”, tha Odalloviq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

    Odalloviq ka bërë të ditur se kërkimet në këtë lokacion po bëhen me kërkesë të Prishtinës. Ai tha se dëshiron që edhe “të tjerët, të bëjnë kërkimet në zonat ku gjenden eshtrat e serbëve”, duke shtuar së Prishtinës i janë dhënë informacione specifike për disa lokacione.

    Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

    Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

    Sipas të dhënave të YIHR, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.

    Për krime lufte në Kosovës, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë në varreza masive, në Tribunalin e Hagës është dënuar ish-ndihmës i ministrit të Policisë dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë,Vllastimir Gjorgjeviq. Ai u dënua me 27 vjet burg. Ky dënim më vonë është ulë në 18 vjet.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Kronika02 Maj 2024
    Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse. Në raportin...
    Lajme02 Maj 2024
    Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.