×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kur do të vijnë vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë? Flasin nga Ministria

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ka kohë që qëndron kështu e hapur.

    Por, para derës së njësisë për vaksinim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nuk po pret askush. Lëvizjet më të shpeshta këtu po i bëjnë vetë mjekët e infermierët.

    E fluksi i atyre që do të vijnë në këtë njësi për vaksinim me gjasë do të shtohet javën tjetër kur pritet të arrijnë vaksinat e para kundër gripit sezonal.

    Vaksinat duhet të arrijnë javën tjetër. Për fillim në dispozicion do të jenë 160 mijë e 500 vaksina. Qysh para një muaji MSh ka informuar se ato janë blerë përmes UNICEF-it, vijnë në nëntor në Kosovë dhe atëherë fillon vaksinimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Front Online.

    Këto doza janë vetëm një pjesë e kontingjentit prej rreth 500 mijë sosh sa do të vijnë, shumëfish më shumë këtë vit, shkaku i pandemisë COVID-19.

    Sigurimin dhe marrjen e tyre po e konsiderojnë si të rëndësishëm qytetarët në këtë kohë kur sipas tyre nisin edhe gripet.

    “Normal sezona e vjeshtës ishte dashtë me qenë vaksinë e rregultë me marrë për shkak me qenë i mbrojtur prej gripave”, thotë një qytetar.

    “Duhet me ble prej tjetër shteti me pru, këtu, për fëmijë, rini e pleqë. Më së pari fëmija, tani për pleq e për plaka”,
    u shpreh një tjetër qytetar për Front Online.

    Procesi i vaksinimit dhe i ardhjes së vaksinave  kundër gripit sezonal ishte paraparë të ndodh qysh në fillim të nëntorit.

    Meqë nuk ndodhi kështu, ankesa pati të martën edhe në Kuvend ku u diskutua rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherit edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline thotë se Qeveria e Kosovës e...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në  Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet...
    Të tjera
    Kronika01 Maj 2024
    1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16...
    Kronika01 Maj 2024
    Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar policinë se në rrugë ka qenë një qen i ngordhur që dyshohet se është...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të dy sallave të konferencave në objektin e...
    Kronika01 Maj 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se ëhstë rrahur nga dy persona. Në raportin e policisë bëhet e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi është kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit. Vetë Mustafi ka konfirmuar se ka këtë...
    Kronika01 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.