×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina kineze kundër COVID-19 del e suksesshme në fazën e mesme të testimit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Hulumtuesit kanë thënë se një vaksinë kundër Coronavirusit, e zhvilluar në Kinë, është treguar e suksesshme në testimin e fazës së mesme.

    Në Kinë janë disa vaksina që po zhvillohen dhe po testohen kundër sëmundjes së re, madje disa prej tyre kanë filluar të shpërndahen për grupe të caktuara të popullsisë.

    Sipas shkencëtarëve, vaksina e kompanisë “Sinovac Biotech” ka shkaktuar reagim të shpejtë imunitar gjatë testimit në rreth 700 persona, shkruan BBC.

    Testimi është kryer në muajt prill dhe maj të këtij viti, por nuk është publikuar përqindja e efikasitetit të vaksinës.

    Zhu Fengcai, një nga autorët e hulumtimit, tha se rezultatet janë të mbështetura në testimin në 144 persona në fazën e parë dhe 600 persona në fazën e dytë dhe tregojnë se vaksina është e përshtatshme për përdorim emergjent.

    Njoftimi për këtë rezultat shpresëdhënës vjen pasi një vaksinë në Evropë dhe një në Shtetet e Bashkuara gjithashtu dolën të suksesshme në fazat e fundit të testimit.

    Sipas zyrtarëve, tri vaksina nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rusia, janë treguar mbi 90 për qind efektive pas testimit në dhjetëra mijëra njerëz.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump tha të dielën se do të ndihmonte afganët e ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për vite me radhë,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë, dhe e...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një foto që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.