×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së i bashkohet VV-së

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, lideri i VV-së, Albin Kurti.

    Kurti, ka shkruar se “Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës”.

    Ky është njoftimi:

    Në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi. Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm./FrontOnline/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet votimi i raportit vjetor...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se për nder të muajit rozë, të tetorit është ndriquar godina e Qeverisë. Kurti përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka ironizuar gjatë lidhjes direkte në emisionin “Debat Plus” lidhur me...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes këtë...
    Sport14 Tetor 2024
    Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.   Mesfushori i kuqezinjve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.