×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Bosnje: Izetbegoviq humb Sarajavën ndërsa Dodiku Banja Llukën

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Partia e Veprimit Demokratik (SDA), presidenti i së cilës është Bakir Izetbegoviq dhe Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut, kanë humbur pushtetin në qytetet më të mëdha të Bosnje dhe Herzegovinës: Sarajevë dhe Banja Llukë.

    “SDA ka humbur tre komuna të rëndësishme në kantonin e Sarajevës. Dhe ishte vështirë për t’i mbajtur, duke pasur parasysh që të gjithë janë bashkuar kundër nesh”, tha Bakir Izetbegoviq në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje (15 nëntor).

    Ndërsa presidenti i SNSD-së, Millorad Dodik pranoi humbjen në Banja Llukë – qendra administrative e Republikës Serbe të Bosnjës.

    “Banja Lluka zgjodhi në mënyrë demokratike dhe ne e respektojmë atë zgjedhje. Qytetarët e Banja Llukës kanë vendosur”, tha Dodik.

    Në qytetin e Banja Llukës, fitoi kandidati i opozitës, Drashko Stanivukoviq, nga Partia e Përparimit Demokratik (PDP). Ai deklaroi në konferencën për shtyp se Banja Lluka do të jetë qyteti i të gjithë qytetarëve.

    “Kjo është dita më e lumtur në historinë moderne të qytetit tonë”, vuri në dukje Stanivukoviq në fjalimin e tij nga selia kryesore zgjedhore e partisë.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gati 54 për qind e rreth 3.3 milion votuesve të regjistruar dolën të votojnë për kryetarët dhe këshillat e bashkive në dy rajonet autonome të Bosnjës – Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Serbe – si dhe në Qarkun e Bërçkos.

    Zgjedhjet u planifikuan fillimisht për 4 tetor, por vonesa e qeverisë në miratimin e një buxheti kombëtar, duke përfshirë financimin për zgjedhjet, çoi në shtyrjen e tyre.

    Partitë nacionaliste boshnjake, serbe dhe kroate kanë mbajtur pushtetin për pjesën më të madhe të periudhës që nga fundi i luftës në Bosnje 1992-1995.

    Por, kritikat për trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe skandalet rreth blerjes së pajisjeve mjekësore kanë forcuar mbështetjen për opozitën.

    Numri i rasteve me koronavirus dhe vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Bosnje është rritur ndjeshëm javët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se deri më tani janë infektuar 72,000 njerëz, ndërsa më shumë se 1.800 kanë vdekur.

    Për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit, votuesve në qendrat e votimit u kërkohej të mbanin distancë të rreptë fizike, të vishnin maska për fytyrën dhe të lanin duart.

    Qyteti jugor i ndarë etnikisht i Mostarit do të mbajë zgjedhje veçmas më 20 dhjetor.

    Këto zgjedhje do të jenë të parat në Mostar në 12 vjet, dhe do të mbahen pasi partitë kryesore boshnjake dhe kroate të Bosnjës, në qershor arritën një marrëveshje për një statut të ri për qytetin.

    Mostari nuk ka mbajtur zgjedhje komunale që nga viti 2008 për shkak të dështimit të autoriteteve për të zbatuar një vendim të vitit 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e cila vendosi që struktura e ndarjes së pushtetit të qytetit ishte antikushtetuese dhe duhej reformuar.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.