×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i llogarive, sot protestojnë punëtorët e Telekomit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare.

    Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.

    Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro, thuhet në njoftim.

    “Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.”

    ”Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë”, ka thënë FSP – PTK.

    FSP-PTK thotë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhur nga Qeveritë dhe kjo gjendje duhet të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës.

    FSP-PTK ketë gjendje e cilëson Alarm i Kuq, sepse në çdo moment janë duke u rrezikuar mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit e pagat e punëtoreve.

    ”Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19″, ka deklaruar në fund FSP – PTK.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike. “Paramendone secili veten, në...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në...
    Sport15 Tetor 2024
    Futbollisti Xherdan Shaqiri, i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Zvicrës. Por, sonte dhe për dy ish-anëtarët e tjerë Yann Sommer dhe...
    Vip15 Tetor 2024
    Mes gjithë aludimeve për ndarje nga Heidi Baci, ditën e djeshme Romeo duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’, duke larguar çdo...
    Sport15 Tetor 2024
    Futbollisti Xherdan Shaqiri, i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Zvicrës. Por, sonte dhe për dy ish-anëtarët e tjerë Yann Sommer dhe...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot ka vizituar Komunën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.