×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyliqi: 21 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në mjekimin intensiv

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    21 pacientë po trajtohen në mjekimin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja vazhdon të jetë e rënduar derisa vetëm në 24 orët e fundi janë konfirmuar 765 raste pozitive në vend.

    Kryeshefi i mjekimit intensiv doktor Rexhep Gjyliqi ka dhënë detaje.

    “Në mjekimin intensiv të cilin e kemi dedikuar për të sëmurët me Covid-19 janë të shtrirë pacientët të cilët janë në gjendje më kritike se të tjerët. Aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre, shtatë janë në ventilim mekanik”, tha ai për RTK’në.

    Gjyliqi tha se kanë marrë të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pacientëve.

    “Gjendja është e rënduar mirëpo në mjekimin intensiv e kemi përgatit një njësi tjetër e cila është ngjitur me mjekësinë intensiv”, tha ai.

    Gjyliqi theksoi se aktualisht nuk kanë probleme me mungesë të stafit, pavarësisht se shumë prej personelit janë duke u trajtuar nga sëmundja.

    “Sikur çdokund në Europë edhe te ne është vërejtur mungesë e anesteziologëve në përgjithësi. Ne aktualisht kemi 10 anesteziologë të cilët janë të infektuar dhe të cilët po qëndrojnë në shtëpi. Fatmirësisht nuk janë të sëmurë rënd. Gjithashtu janë edhe 20 infermierë të klinikës tonë të cilët janë duke u trajtuar nga kjo sëmundje”, tha Gjyliqi.

    Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 28.616 nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.752.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Gërvalla tha se...
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërkohë që mbështetja e deklaruar nga shtetet e fuqishme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, është e qartë se rruga e...
    Lajme07 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot Kosova nuk ishte pjesë e diskutimit në takimin e...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me...
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.