×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Kosova e kthen prapa ekipin serb të hendbollit, reagon “Srpska”

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës ka kthyer prapë në kufi një ekip të hendbollit që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.Sportistët serbë kishin në plan të zhvillonin një ndeshje në Zubin Potok, por një gjë e tillë ndalohet me masat në fuqi në territorin e Republikës.Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se kthimi i tyre u bë për dy arsye.

    “Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdare (në hyrje RKS) ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”.

    Ndërkaq, arsyeja e dytë është se lojërat ndërkombëtare me ekipe të vendeve tjera lejohen me leje të federatave përkatëse të sporteve nga Republika e Kosovës.Por, për kthimin e serbëve të rinj ka reaguar Lista Serbe në Kosovë duke shtrembëruar arsyen e kthimit të tyre.

    Kjo parti thotë se ata u kthyen me arsyen që sportistët përbëjnë “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” të Kosovës – ndryshe nga versioni zyrtar i policisë.“Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe pasojat që ajo ka në shëndetin, sektorin financiar, ekonomik dhe tërë jetën e qytetarëve, për disa në Prishtinë, përparësia është vendosja e barrierave për serbët dhe parandalimi i tyre nga një jetë normale”, thuhet në deklaratën e LS.

    “E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Një projekt për realizimin e sistemit të ujit të pijes, që kap vlerën prej 12 milion euro e që është mundësuar nga...
    Lajme08 Korrik 2024
    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të...
    Sport08 Korrik 2024
    Tashmë është gjithçka zyrtare. Armend Dallku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë. Dallku do të kthehet në qytetin e tij...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 09:30 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lanson fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Për sot parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat...
    Sport07 Korrik 2024
    Është një sekret i ruajtur rreptësisht që Granit Xhaka e zbuloi pas eliminimit të hidhur kundër Anglisë. Kapiteni zviceran luajti edhe kundër...
    Lajme07 Korrik 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në...
    Lajme07 Korrik 2024
    Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Askush nuk e priste këtë. Derisa partia e së djathtës ekstreme e Marine Le Penit, Tubimi Kombëtar, nuk pritej ta siguronte shumicën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.