×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Do të ishte mirë që Beogradi dhe Prishtina të përgatiteshin për raundin tjetër të dialogut

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Zëdhënësi i BE’së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, ka deklaruar se raundi tjetër i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë do mbahet në Bruksel sapo që të bëhen kushtet.

    Stano, në një prononcim për mediumin Kosovo Online, ka kërkuar nga Prishtina e Beogradi të përgatiten për raundin e ardhshëm të dialogut, pasi u pyet për deklaratat e Isa Mustafës, kreut të LDK’së, se “dialogu do vazhdojë pas Krishtlindjeve”.

    “Si rregull, ne nuk komentojmë mbi vërejtjet ose raportet e vërejtjeve nga zyrtarë të njërës palë ose tjetrës. BE lehtëson dialogun dhe organizon takime në nivelin ekspert dhe të lartë politik për të çuar përpara punën. Kjo është një punë e vazhdueshme”, ka deklaruar ai.

    “Takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut do të mbahet në Bruksel, sapo të bëhen kushtet. Në ndërkohë, do të ishte mirë që Prishtina dhe Beogradi të përgatiten për diskutime, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetit politik për kompromis”.

    Kryetari i partisë më të madhe të koalicionit qeveritar, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se sipas njohurive të tij, nuk është caktuar asnjë takim as në nëntor as në dhjetor për takim me dialogun.

    “[Dialogu] Është çështje e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në. Është edhe një fakt. Sa kam njohuri, as ne nentor dhe as në dhjetor nuk është caktuar asnjë takim për dialogun. Tani pasojnë Kërshëndellat. Kështu që këta që po kërkojnë ndërprerje të dialogut, po flasin kot, po trokasin në derë të hapur”, ka vijuar Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Lajme20 Korrik 2025
    Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka paralajmëruar një “skenar të errët”...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e qarkullimit në pikat kufitare. Aktualisht ka pritje për të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    Lajme20 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shijoi nga afër koncertin e mbrëmshëm të artistit, Armend Rexhepagiqi, krah bashkëshortit, Prindonit dhe dy vajzave...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një burrë i moshuar raportohet se ka pësuar lëndime derisa po mundohej që ta shuante zjarrin që kishte përfshirë varrezat e fshatin...
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, duke goditur një grup kriminal që merrej me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.