×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e kuorumit në Kuvend shkakton pengesa për interpelancën e Hotit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Mungesa e kuorumit ka bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të shkojnë në pauzë prej 15 minuta. Për seancën e sotme janë paraparë dy interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti.

    Me 46 deputetë në sallë, Kuvendi nuk ka mundur të vazhdojë punimet, meqë për të votuar një propozim për rendin e ditës, janë dashur 61 deputetë në sallë.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se proceduralisht nuk mund të vazhdohet me 46 deputetë në sallë.

    Nagavci: Nuk ka kuorum për vazhdim të seancës

    “Nuk ka kuorum zoti kryeministër, janë 44 deputetë dhe proceduralisht nuk mund të vazhdojmë me 44 deputetë, Lëvizja janë këtu por sigurohu shumica thirrni kolegët dhe mund të vazhdojmë”, tha ajo.

    Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i konsideroi tendencioze deklarimet e Nagavcit.

    Gashi: Të vazhdojmë interpelancën e kryeministrit

    “Po më duket pak tendencioze mënyra si po deklaroni, Lëvizja i ka deputetët thua se nuk ka deputetë të tjerë, pra ka deputet në sallë por janë të pamjaftueshëm me vazhdue seancën, kryesisht janë deputetë të LDK-së dhe vetëvendosjes, ka edhe deputetë të AAK-së, të tjerët mungojnë, kjo është e vërteta. A ka interesim për me vazhdue seancën dhe interpelancën, ideja kryesore është të interpelancat dhe kryeministri është i gatshëm me ju përgjigje interpelancave sepse di duket pasdite ka agjendë tjetër, sepse Kuvendi pa konsultim me kryeministrin ja ka vendosë datën dhe orën e interpelancave”, tha Gashi.

    Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që të shkohet në pauzë, në mënyrë që të arrihet kuorumi i nevojshëm për të proceduar me kërkesën me shkrim që lidhet me rendi ne ditës.

    Nagavci: Duhen 61 deputetë të pranishëm në sallë për të votuar pikën që lidhen me rendin e ditës

    “46 u bënë tani, janë 46 deputetë, kemi një propozim me shkrim në lidhje me rendin e ditës i cili duhet të votohet përpara se të procedojë me pika të tjera të rendit të ditës, për të votuar atë propozim që ka të bëjë me rendin e ditës, duhet të jemi 61 deputetë të pranishëm në sallë”, tha ajo.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...
    Front TV05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Sport05 Maj 2024
    Ka vdekur ish-baskebollsti i NBA, Darius Morris. Morris vdiq në moshën 33-vjeçare. Ai luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.