×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me mungesa të shumta në ndeshjet e nëntorit

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar sot në Durrës në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e muajit të nëntorit, miqësores me Shqipërinë më 11 nëtor dhe ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).

    Për këto ndeshje Kosovën nuk do ta ndihmojnë Milot Rashica e Leart Paqarad, që nuk janë lejuar nga klubet t’i bashkohen përfaqësueses, pasi duhet të karantinohen kur të kthehen në Gjermani, njofton FFK-ja.

    Po ashtu do të mungojë shkaku i lëndimit edhe Florent Muslija, ndërsa Benjamin Kololli është i suspenduar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Greqisë, suspendim që vlen për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Është vendosur që ai mos të ftohet as në miqësore ndaj Shqipërisë, për shkak të një lëndimi të vogël që pësoi ndaj Zurichut.

    Në miqësore ndaj Shqipërisë ndërkohë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca. Valon Berisha ka probleme me shpinë, por ai do t’i bashkohet përfaqësueses në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Voca ndërkohë ka marrë një lëndim dje dhe do të shikohet nëse do të rikuperohet për t’u përfshirë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Kosova stërvitjen e parë e zhvillon sot nga ora 19:00.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Sport04 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin. Gjermania dhe Spanja do...
    Sport04 Korrik 2024
    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Sunday Adetunji, Adetunji, i cili ka lënë një gjurmë me shkathtësitë e tij të...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Kosovës dhe Serbisë po vazhdohet t’iu kërkohet zbatimi i obligimeve nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtari i fundit që e...
    Lajme05 Korrik 2024
    Anëtari i Komisionit për Ekonomi, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka folur për Front Online lidhur me rritjen e mundshme të...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike, tanimë anëtar i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka vlerësuar se nëse ngritët vlera e koeficientit në fund...
    Lajme05 Korrik 2024
    Partia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të premten, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare nga...
    Lajme05 Korrik 2024
    Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” të Kanal 10, ka komentuar bisedën mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.