×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KMDLNj: Është e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët nuk po e votojnë Rimëkëmbjen Ekonomike

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka deklaruar se mbyllja e bizneseve pa miratim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një hap drejt falimentimit.

    KMDLNj përmes një komunikate për media ka deklaruar se mbyllja e pjesshme gjatë fundjavës në shtatë qytete të vendit, nuk ishte zgjidhja e duhur.

    Sipas KMDLNj’së rritja e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë nuk dallon shumë më trendin e rritjes së numrit në vendet tjera.

    “KMDLNj , edhe më herët ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kufizuese për të mbajtur nën kontrollë apo parandaluar eskalimin e situatës , gjithnjë duke marrë parasysh interesin e qytetarëve. Mbyllja e shtatë qyteteve në Kosovë jo që nuk e arriti qëllimin e pritur por e pati efektin e kundërt , si në rritjen e të infektuarve ashtu edhe të viktimave. Madje , në raportin e së dielës del se numri i të infektuarve ishte mbi 700 e që , nëse krahasohet me numrin e testuarve del se 50% e të testuarve kanë dalur pozitiv”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

    KMDLNj ka folur edhe për gjobat që janë shqiptuar ndaj gastronomëve të cilët kanë protestuar kundër masave të Qeverisë.

    “Raporti i sotit do ta pasqyron efektin definitiv të karantinimit të shtatë qyteteve në Kosovë e që do të duhej t’iu shërbejë vendimmarrësve për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen. Gastronomët , që u dëmtuan më së shumti protestuan kundër masave të Qeverisë së Kosovës dhe për këtë përfaqësuesit e tyre u dënuam me nga 500 euro gjobë e që për KMDLNj ,aq sa është i padrejtë, është edhe kundër çdo logjike aq më parë që Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar bizneset e rrënuara apo që janë në prag të rrënimit”, thuhet në reagim.

    KMDLNj deklaron se është e pamoralshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk po e votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Mjetet nga Pakoja Emergjente që kohë më parë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës , KMDLNj i konsideron si mjete paliative apo intervenime që u jepen atyre që janë buzë vdekjes , jo për t’i shpëtuar por për t’ua zvogëluar dhembjet para vdekjes së pashmangshme. Sepse, të mbyllësh bizneset, cilatdo qofshin ato e që paguajnë tatim, pa i përkrahur ato, në fakt është kontribut për falimentimin e tyre, me shumë vende pune të humbura, kriza ekonomike dhe tensione sociale e që pashmangshëm do dhe duhet të çojnë në protesta që duhet të përkrahen nga të gjithë. Mbi të gjitha është shkelje e të drejtave të njeriut, e drejta për punë, në radhë të parë. Për KMDLNj është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë programin për Rimëkëmbje Ekonomike aq më parë që ata duhet ta përfaqësojnë dhe mbrojnë interesin e qytetarëve ( votuesve ) pavarësisht subjektit që e përfaqësojnë”, deklaron KLMDLNj.

    “Të bëhen lojëra për përfitime politike në kohën kur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë galopante po shkojnë drejtë varfërimit të skajshëm nuk ka të bëjë asgjë moralin njerëzorë , në radhë të parë , e pastaj atij politik aq më parë që pagat , shumë të shëndosha për deputetët i marrin nga ata që po varfërohen dhe po bëjnë përpjekje , jo për një jetë më të mirë por për mbijetesë. Shteti duhet të sigurojë lehtësira për të gjitha bizneset në përpjekje për rimëkëmbjen e tyre sepse nga ato tatime edhe mbushet Buxheti i Kosovës”, shkruan KMDLNj.

    KMDLNj ka kundërshtuar çfarëdo kufizimi të bizneseve nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Maj 2024
    Ministria e Financave ka dalë me një njoftim për qytetarët pas disa informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat...
    Ekonomi28 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët...
    Ekonomi26 Maj 2024
    Nga 3.2 milionë € gjithsej në vitin 2019, eksportet e Kosovës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën vlerën e...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati ka thënë se kjo parti nuk ka votë për planin urbanistik për lagjen “Kalabria”, për të cilin...
    Lajme30 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarit të 69-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i...
    Lajme30 Maj 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati e cila vjen nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se në Badoc...
    Lajme30 Maj 2024
    Komisioni i Pavarur për Media ka shqyrtuar disa propozime lidhur me plotësim e nenit 22 të projektligjit për KPM-në. Në takim janë...
    Vip30 Maj 2024
    Duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje” Pasi mori...
    Lajme30 Maj 2024
    Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga KDI, prej të cilave tri udhëhiqen nga PDK....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.