×
  • Kronika
  • Kronika

    Operacion policor, identifikohen 51 lëmoshëkërkue

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të kampanjës ‘Mos hesht – ndal trafikimin me njerëz’, ka realizuar një sërë aktivitetesh.

    Me qëllim të parandalimit dhe identifikimit në faza të mëhershme të viktimave të mundshme të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, DHTQNJ ka implementuar një plan operativ të koduar si “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” në disa regjione të Kosovës, nga data 26 e deri me 30 tetor 2020.

    “Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ndër të tjera është angazhuar një numër i konsiderueshëm i personelit policor në disa regjione, me ç’rast është bërë identifikimi i personave të përfshirë:

    16 (gjashtëmbëdhjetë) lëmoshëkërkues të rritur (nga ta 10 shtetas kosovarë dhe 6 shqiptarë),
    35 (tridhjetë e pesë) fëmijë lëmoshëkërkues (nga ta 28 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas shqiptarë).
    Po ashtu, përveç identifikimit të lartcekur, si persona të dyshuar të përfshirë në këto raste, janë identifikuar 10 persona ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal si dhe janë iniciuar 9 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës”, njofton PK.

    Po ashtu në vazhdën e procedurave për trajtimin e rasteve të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues, në prani të punëtorëve të QPS-së, u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve, ku të njëjtit kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente.

    Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të tilla, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë shoqërinë.

    Për çdo informacion relevant ju mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrat e telefonit pa pagesë: 192 dhe 0800 11 112 .

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika09 Shtator 2024
    Personi që dyshohet se ka therur me thikë një burrë mbrëmë në Deçan, është arrestuar. Rastin për Front Online e ka bërë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një mal kritikash i ka drejtuar së fundi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, ndonëse me këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.