×
  • Sport
  • Sport

    Vdes lojtari Fejzullah Berishën, FFK me telegram ngushëllimi

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Ekipi i Ballkanit para ndeshjes me Besën sot, kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të ish futbollistit të tyre, Fejzullah Berisha, përmes një postimi në Facebook.

    Berisha ishte për shumë vite lojtar i Ballkanit ku kishte kontribuar shumë për ekipin therandas, ku edhe kishte përkrahje të madhe nga tifozët e klubit, krerët dhe po ashtu nga qytetarët e Suharekës.

    Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës përmes faqes së tyre zyrtare kanë shprehur një telegram ngushëllimi drejt ish klubit të tij dhe familjes, përcjell KosovaPress.

    Më poshtë është i bashkangjitur telegrami nga FFK.

    “E nderuara Familje Berisha!

    Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fejzullah (Beçir) Berisha, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

    Fejzullah B. Berisha dha kontributin e tij ndër vite për futbollin kosovar, duke qenë pjesë e FC Ballkanit, derisa në qytetin e Suharekës dhe në përgjithësi në komunitetin sportiv u dallua për virtyte të larta njerëzore dhe sportive. I përhershëm kujtimi për të!

    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

    Me respekt

    Agim Ademi, president i FFK-së”.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Sport04 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin. Gjermania dhe Spanja do...
    Sport04 Korrik 2024
    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Sunday Adetunji, Adetunji, i cili ka lënë një gjurmë me shkathtësitë e tij të...
    Të tjera
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kreu i laburistëve, Sir Kier Starmer ka reaguar me një mesazh falenderues për mbështetësit. Në rrjetin social “X”, lidhur me fitoren dërrmuese...
    Lajme04 Korrik 2024
    Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, të gjithë ish-shtetas të Kosovës që kanë...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari....
    Lajme04 Korrik 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përuruar sonte selinë e re. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga ceremonia....
    Lajme04 Korrik 2024
    Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën. “Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.