×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi 6+ e shantazhon dy herë për një muaj Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Deputeti i Grupit Parlamentar 6+ – Fikrim Damka, i përkrahur nga shefi i këtij grupi, Rasim Demiri – përgjatë seancës së Kuvendit të mbajtur gjatë ditës së sotme ka shantazhuar qeverinë Hoti se, në rast të mos-shkarkimit të ambasadorit kosovar në Francë, Qëndrim Gashit, 6+ nuk do të votojnë ligjet e propozuara në Kuvend në seancat e ardhshme. I njëjti grupacion politik, një muaj më parë, paralajmëroi se në rast të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, do largohej nga përbërja e legjislaturës së shtatë.

    Damka përgjatë fjalimit të tij, të mbajtur në Kuvend, ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohet ambasadori Gashi. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, deputeti ka thënë se grupi parlamentar 6 + nuk do të votojnë asnjë nga ligjet që do të inicohen për votim në seancat e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

    “Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputetë të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë përfaqësuesi i komuniteteve jo-shumicë.

    Një muaj më parë, i njëjti deputet deklaroi se grupi i tij ishte ndarë i pakënaqur nga marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë me pikën e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

    “Ne do të shqyrtojmë qëndrimin tonë nëse hapet ambasada në Jerulazem. Qeveria duhet t’i ketë parasysh të gjithë, edhe pikëpamjet tona”, deklaronte ai.

    Nga marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lindi edhe njohja e ndërsjelltë e sovranitetit të shtetit kosovar nga Izraeli. Kësisoj, Kosova nga marrëveshja historike obligohej që të hapte Ambasadën në Jeruzalem të Izraelit.

    Ministria Turke e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë mbi ambasadën e planifikuar të Kosovës në Jeruzalem duke thënë se “është zhgënjyese që një hap i tillë, i cili do të përbënte një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, merret në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”.

    Sidoqoftë, përgjatë një prononcimi për Gazetën Express, Rasim Demiri, shef i Grupit Parlamentar të 6+, tha se qëndron prapa deklarimeve të deputetit dhe se ato janë unitare.

    “Dje kemi pasur një takim brenda grupit 6 plus, dhe qëndrimi i të gjashtë deputetëve është i njëjti. Fjalimi i deputetit Fikrim Damka ka qenë fjalim i 6 plusit, ai vetëm e ka lexuar. Ne mbesim mbrapa fjalëve të deputetit Fikrim Damka sot në Kuvendin e Kosovës. Në takimin e djeshëm të Grupit Parlamentar ka qenë qëndrim i përbashkët i të gjithëve deputetëve”, tha Demiri.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.