×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Thaçi, duhet ta dijë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.

    Sipas Osmanit, fajtor për marrëveshjen e Asociacionit janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ajo e quan gabim shumë të madh që në vitin 2015 deputetët e LDK-së e votuan këtë marrëveshje në Kuvend.

    “Në vitin 2013 kur Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e cila u ratifikua në Kuvend, ai kurrë nuk do të mund ti bënte 2/3 që duheshin për ratifikim sikur LDK-ja mos t’i ndihmonte. Unë atëherë kam qenë e vetmja nga LDK-ja që kam votuar kundër, dhe sikur edhe të tjerët ta besonin vlerësimin që pe japin tash pas shtatë vitesh se ka qenë e dëmshme ajo marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi atëherë Thaçi kurrë nuk do të arrinte ta bënte atë marrëveshje të obligueshme sepse nuk do t’i merrte votat për ratifikim. Ka qenë gabim i madh që deputetët e LDK-së në atë kohë e kanë përkrahur një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.

    Osmani shtoi se Thaçi e Mustafa kanë qenë bashkë atëherë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.

    “Në vitin 2013 bashkë, 2015 bashkë edhe 2020 bashkë janë, po flas për z.Thaçi në veçanti ai e dinë shumë që kanë e qenë bashkë atëherë janë bashkë tash, kanë qenë bashkë në këto nënshkrime që i kanë ndërmarrë. E në anën tjetër del e akuzon familjen time e quan tradhtare”, tha Osmani.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në Telegrafi.com

    Ajo madje pati edhe një porosi për presidentin Thaçi, duke thënë se ka njerëz që e kanë mundur edhe mund ta mundin me vota.

    “Thaçi, duhet ta dijë një gjë shumë mirë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota kurdo që don ai me dalë në zgjedhje. Janë dy njerëz, i ndjeri Rugova dhe pastaj në zgjedhjet e fundit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Osmani.

    Kryeparlamentarja shtoi se ka edhe njerëz të atillë që mposhtjen e Thaçit e shohin përmes Gjykatës Speciale.

    “Po ka njerëz që mendojnë që pavarësisht që shtiren si bashkëpunëtorë të tij që e mendojnë që me e mposhtë vetëm tu e pa tu e marr Gjykata Speciale. Pra ai duhet me ditë këtë punë që ata që i akuzon për tradhti nuk gëzohen nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës Speciale sepse kurdo e kudo e kemi lanë dhe e lajmë mbrapa me vota. Duhet me pas kujdes me deklaratat e tij se kënd e akuzon”, u shpreh Osmani.

    Osmani shtoi se vijat e kuqe për Asociacionin i ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, dhe se nuk kemi as çka shpikim vija të reja të kuqe as të gjelbrat e as ndonjë ngjyrë tjetër.

    “Asociacioni ka qenë i dëmshëm si ide në vitin 2013, ka qenë i dëmshëm si ide dhe në vitin 2015, por fati është që vendimi i Gjykatës Kushtetuese eliminon çdo mundësi që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk mundet me qenë edhe marrëveshja e vitit 2015 dhe Kushtetua e Kosovës, sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë marrëveshje. Nëse Hoti nuk e kupton këtë gjë kaq bazike nuk duhet të niset kurrë më për në Bruksel”, tha Osmani.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.