×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shifra alarmante me COVID 19, këto janë masat që pritet të marrë sot Qeveria e Zvicrës

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Zvicra po përjeton javët e fzundit një rritje alarmante të rasteve me koronavirus. Nga vendi shembullor që konsiderohej deri para një muaji, ajo është shndërruar në njërin ndër vendet më të goditura nga pandemia, në Evropë.

    Sa për ilustrim: Rastet e konfirmuara laboratorike, në 6 ditët e fundit janë dyfishuar, shtrimet në spital janë dyfishuar në 8 ditët e fundit ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv po ashtu është dyfishuar vetëm në 7 ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.

    Dhe, ajo që është më e frikshme për të gjithë: Numri i vdekjeve nga Covid-19 po ashtu është dyfishuar në 7 ditët e fundit.

    Për të frenuar këtë zhvillim alarmant negativ, Qeveria federale sot do të njoftojë marrjen e një sëre masash të reja. Sipas asaj që ka depërtuar në mediat zvicerane, këto do të jenë masat që, nëse merren, do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sontme:

    Restorantet dhe lokalet tjera gastronomike do të mbyllen në orën 22:00.

    Diskotekat dhe sallat e vallëzimit do të mbyllen plotësisht.

    Nuk do të lejohen fare ose shumë pak spektatorë në ndeshjet e futbollit, hokejit mbi akull dhe ngjarjet kulturore.

    Do të ndalohen të gjitha takimet private me më shumë se 10 pjesëmarrës.

    Nuk do të lejohet asnjë ngjarje publike me më shumë se 25, 20 apo edhe 15 pjesëmarrës.

    Maska do të jetë e detyrueshme kudo që ka numër të madh të njerëzve. Por jo në fushë, në pyll etj. Ajo bëhet e detyrueshme në qytete, në zona banimi dhe kudo që dyqane, restorante ose vende tjera të takimit tërheqin një publik.

    Pritet edhe rekomandim urgjent për punë nga shtëpia (Home Office) në të gjitha rastet kur kjo është e mundur.

    Masat e permendura, Qeveria do t`i bëjë të njohura në një konferencë për emdia që pritet të mbahet në orët e hershme të pasdites së sotme.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.