×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat e demantojnë Ministrinë e Arsimit: Nuk kemi shkolla të mbyllura

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    14 shkolla në tërë vendin po vazhdojnë të jenë të mbyllura si pasojë e Coronavirusit, raporton Front Online.

    Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Nga ta është theksuar se nivel vendi janë 130 nxënës të infektuar me Coronavirus, si dhe 148 mësimdhënës.

    Por, një gjë e tillë po demantohet nga komunat në të cilat nga MSH-i po pretendohet se ka shkolla të mbyllura.

    Një ditë më parë, nga kjo ministri u pohua se vetëm në komunën e Lipjanit janë të mbyllura 8 shkolla. Por për zyrtarët komunal ky lajm është i pavërtetë.

    Elmaze Behluli drejtoreshë e Arsimit në Lipjan tha se në këtë komunë nuk është mbyllur asnjëherë asnjë shkollë si shkak i Coronavirusit.

    “Në Lipjan nuk është e mbyllur asnjë shkollë. Prej kur kemi filluar mësimin asnjë shkollë në komunën e Lipjanit nuk është mbyllur. Janë 231 mësimdhënës që janë testuar. 13 kanë qenë pozitivë duke përfshirë mësimdhënës, drejtorë shkolle, 8 janë të shëruar dhe 2 nxënës kanë qenë pozitivë. 71 mësimdhënës janë të ritestuar”, ka konfirmuar Behluli për Front Online.

    Kësisoj, lajmin për mbylljen e 8 shkollave në Lipjan, drejtoresha e Arsimit e ka cilësuar si dezinformatë.

    “Shkollat nuk janë mbyllur. Kjo është dezinformatë dhe nuk e di se nga i kanë marr këto shifra. Çdo gjë duhet të kalojë nga unë dhe kam ide se çfarë kanë bërë me këto shifra”, ka thënë ajo për Front Online.

    Njësoj u deklarua edhe nga drejtori për Arsim në Istog, Hajrush Shoshi. Ai për Front Online, demantoi të thënat e ministrisë se në këtë komunë është e mbyllur një shkollë.

    “Tek ne nuk është asnjë shkollë e mbyllur. I kemi pasur tri paralele të mbyllura dhe ato kanë fillua tani mësimin. Tani të gjithë janë kthyer në mësim. Ne nuk e kemi asnjë nxënës të infektuar, ndërsa kanë qenë 12 mësimdhënës të infektuar”, ka thënë Shoshi.

    E për të dhënat se në Pejë është e mbyllur një shkollë fillore e mesme e ulët dhe një gjimnaz, ka reaguar edhe drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj.

    I njëjti tha për Front Online, se e mbyllur ka qenë vetëm një klasë në gjimnaz.

    “Ky lajm nuk është i vërtetë. E mbyllur ka qenë vetëm një klasë në gjimnaz. Tani është gjendja shumë në rregull dhe javën e kaluar nuk ka qenë asnjë rast i infektimit”, ka thënë ai.

    Ministria poashtu njoftoi se edhe në kryeqytet janë të mbyllura tri shkolla.

    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, ka thënë për Front Online, që këto tri shkolla janë mbyllur si pasojë e numrit të lartë të rasteve me Coronavirus në to.

    “Për momentin i kemi katër shkolla të mbyllura kurse numri i nxënësve të infektuar nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 82, kurse i stafit (mësimdhënës, menaxhment i shkollave, punëtorë teknik është gjithsej 40)”, ka thënë ajo.

    Në ndërkohë në Gjilan e cila vazhdon të jetë komuna e dytë më e prekur nga Coronavirus pas Prishtinës, aktualisht në shkolla janë të infektuar 52 nxënës e mësimdhënës.

    “Numri total i tyre është 52 në komunën e Gjilanit, por është e menaxhueshme. Këta janë në vetizolim dhe në monitorim 24 orë nga ana e institucioneve shëndetësore të komunës së Gjilanit, po qëndrojnë në shtëpi të tyre, dhe nuk ka vendim për mbyllje kolektive të as një shkolle”, ka thënë Haziri.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në një përgjigje për portalin Front Online të mërkurën ka bërë të ditur se në nivel vendi janë të mbyllura ose duke punuar me skenarin C, 14 shkolla.

    “Nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për regjistrimin e rasteve me Covid 19 në shkolla gjatë periudhës 19 – 23.10.2020 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 130 nxënës të infektuar dhe 148 mësimdhënës të infektuar. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsej 14: Istog 1 shkollë, Pejë 1 gjimnaz dhe 1 SHFMU, Prishtinë 3 shkolla dhe Lipjan 8 shkolla”, ka thënë për Front Online, zyrtarja për informim në këtë ministri, Diellza Kukaj.

    Skenari C paraqet mësimin në distancë apo atë online pa prezencë fizike. /Front Online

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me...
    Lajme02 Maj 2024
    Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e lirisë më 30 prill 1999-të bashkë edhe me 315 dëshmorë...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lupç i Podujevës. Si pasojë katër...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Sport02 Maj 2024
    Skuadra e Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Thomas Tuchel ka vendosur të largohet për...
    Kronika02 Maj 2024
    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj...
    Lajme02 Maj 2024
    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.