×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Marrja e tepërt e probiotikëve grumbullon bakteret në zorrë

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Në vend të kapsulave me probiotikë, është më mirë të përdorni ushqime që veprojnë si probiotikë – çokollatë e zezë, kos, lakër turshi dhe veçanërisht kefir.

    Probiotikët kanë ndikim në ruajtjen e ekuilibrit të baktereve në zorrë dhe sistemin e tretjes, por provat e reja, megjithatë, tregojnë se shumë probiotikë mund të shkaktojnë simptoma mjaft të pakëndshme.

    Përdorimi i probiotikëve mund të rezultojë në një grumbullim të konsiderueshëm të baktereve në zorrë, gjë që mund të çojë në çorientim, fryrje të stomakut, dhimbje stomaku.

    Në një studim me 30 pacientë, 22 prej tyre raportuan probleme të tilla si konfuzion dhe vështirësi në përqendrim, si dhe fryrje të stomakut. Duhet të theksohet se të gjithë pjesëmarrësit morën probiotikë.

    “Studiuesit kanë zbuluar koloni të mëdha bakteresh që shumohen në zorrët e holla të pacientëve, por edhe nivele të larta të acidit D-laktik të prodhuar nga fermentimi i sheqerit laktobacilit nga ushqimi i tyre”, tha drejtori i neuro-gastroenterologjisë në Shkollën Mjekësore në Gjeorgji, Satish Rao.

    Acidi D-laktik dihet që është përkohësisht toksik për qelizat e trurit. Studiuesit zbuluan se disa pacientë kishin dy deri në tre herë sasinë e acidit D-laktik në gjakun e tyre sesa normalja.

    Disa thanë se çorientimi i tyre dhe humbja e aftësisë njohëse, e cila zgjati nga gjysmë ore deri në disa orë pas ngrënies, ishte aq e rëndë sa u duhej të linin punën.

    Sipas një raporti të botuar në revistën Clinical and Translational Gastroenterology, kjo është hera e parë që krijohet një lidhje midis kushteve të trurit dhe rritjes së tepruar bakteriale në zorrën e hollë, e shkaktuar nga nivele të larta të acidit D-laktik në zorrë dhe përdorimit të probiotikëve.

    Megjithëse probiotikët mund të jenë të dobishëm në disa situata, të tilla si ndihma për një pacient të rindërtojë bakteret në zorrë pas marrjes së antibiotikëve, studiuesit kanë këshilluar kujdes dhe kanë kundërshtuar përdorimin e tepruar dhe pa kriter të tij.

    “Probiotikët duhet të trajtohen si ilaç, dhe jo si shtesë dietike”, tha Rao.

    Mjeku vëren se do të ishte mirë të përdoren ushqime që veprojnë si probiotikë – çokollatë e zezë, kos, lakër turshi dhe veçanërisht kefir.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar… A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej?...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën ku është pritur nga i pari i kësaj...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi ka votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare është pyetur...
    Sport08 Maj 2024
    “I çrregullt dhe zhgënjyes”. Me këto fjalë e përditshmja “L`Equipe” ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe-s në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Në...
    Lajme08 Maj 2024
    Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Dehari,...
    Lajme08 Maj 2024
    Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë...
    Vip08 Maj 2024
    Janë zbardhur tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elian, duke hedhur poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore. Gjykata e Tiranës ka vendosur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.