×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi: Trashëgimia audio-vizuele është pjesë integrale e identitetit të një vendi dhe thesar i kujtesës kolektive

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi mori pjesë në aktivitetin e Muzeut Kombëtar, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audio-Vizuele.

    Dumoshi shkruan se trashëgimia audio-vizuele është pjesë integrale e identitetit të një vendi dhe thesar i kujtesës kolektive.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Me shumë kënaqësi mora sot pjesë në aktivitetin e organizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audio-Vizuele.
    Kjo ditë shënohet çdo 27 tetor dhe është përzgjedhur si e tillë nga UNESCO më 2005, në mënyrë që të ngritet vetëdija dhe rëndësia e ruajtjes së dokumenteve audio-vizuele (filma, zëra, video incizime si dhe programe radio televizive)

    Trashëgimia audio-vizuele është pjesë integrale e identitetit të një vendi dhe si e tillë konsideroj që duhet të jetë prioritet si për institucionet ashtu edhe për mediat dhe për organizatat që merren me çështjet e trashëgimisë.
    Arkivat audio-vizualë janë një thesar i kujtesës kolektive dhe një burim i çmuar i dijes dhe si të tilla reflektojnë diversitetin kulturor, social e linguistik të shoqërive tona. Një pjesë e madhe e trashëgimisë botërore audio-vizuele ka humbur, si pasojë e neglizhencës, shkatërrimit apo mungesës së burimeve dhe aftësive për ta ruajtur si të vlefshme. Për këtë arsye sot ky segment duhet të jetë prioritar për të gjitha institucionet e kulturës në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
    Në eventin e sotëm ndoqëm rrëfimin e një nga grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, plagë e hapur e shoqërisë kosovare. Është shumë e rëndësishme që trashëgiminë tonë audio-vizuele të periudhës para gjatë dhe pas luftës në Kosovë ta ruajmë përmes shumë mekanizmave dhe të mos e lëmë në harresë meqë do të na shërbejë ta njohim më mirë historinë dhe rrjedhat nëpër të cilat ka kaluar Kosova këto vite.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona. Bëhet fjalë për ndarjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës. “Në një ditë si...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë,...
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.