×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19, Italia drejt masave kufizuese më të rrepta

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Ndërkohë që rastet e infektimit COVID-19 po rriten në të gjithë Italinë dhe jo vetëm në rajonin e Campania-s, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte është nën një presion në rritje për të ndërmarrë veprime më të rrepta për frenimin e virusit.

    Një rekord ditor prej 19 644 rastesh të reja u raportua sot, rreth 600 më shumë se dje, ndërsa pacientët në kujdes intensiv u shtuan në 1 128, një nivel i parë për herë të fundit në fillim të majit.

    “Duke filluar nga 26 tetori 2020, aktivitetet e shërbimeve të hotelierisë (përfshirë baret, pub-et, restorantet, pastiçeritë) pezullohen të dielave dhe gjatë festave zyrtare. Në ditët e tjera ato lejohen nga 05:00 deri në 18:00”, përcaktohet në një projektligj mbi të cilin qeveria po punon gjatë këtyre orëve, shkruan ATSh.

    Projektligji parashikon që pas orës 18:00 të ndalohet konsumimi i ushqimit dhe pijeve në vende publike dhe të hapura për publikun, ndërsa furnizimi me ushqim në shtëpi është i lejuar në përputhje me rregullat e higjienës dhe shëndetit. Aktivitetet e sallave të lojërave, basteve, bingos dhe kazinove pezullohen.

    Aktiviteti didaktik dhe edukativ do të vazhdojë të zhvillohet në prani. Rrugët ose sheshet në qendrat urbane, ku mund të krijohen situata të mbingarkesës, mund të mbyllen për publikun pas orës 21:00, pa paragjykuar mundësinë e hyrjes dhe daljes, për të hapur në mënyrë të ligjshme bizneset dhe shtëpitë private.

    Projektligji me masat e reja antiCOVID-19 po diskutohet dhe mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Sport14 Shtator 2024
    Manchester City ka marrë një fitore të vështirë 2-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e Javës së katërt të Premier League, të zhvilluar në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Sport14 Shtator 2024
    Suhareka ka arritur një triumf si mysafir ndaj Ferizajt, ndërsa Ballkani e ka mposhtur Prishtinën në Suharekë.   Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje...
    Lajme14 Shtator 2024
    “Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan një bllokadë njëditore të dy pikave kufitare ndërmjet Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.