×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit përfundon hetimet për këshilltarin e Kurtit, nuk e bën publik raportin

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Avokati i Popullit përfundon hetimet për këshilltarin e Kurtit, nuk e bën publik raportin

    Avokatit të Popullit ka përfunduar hetimet për shtetasin amerikan Tienmu Ma. Nga ky institucion thanë për Gazetën Express se Avokati i Popullit, Naim Qelaj tashmë ka qëndrim për këtë çështje dhe Raporti me Rekomandime do të bëhet i njohur për publikun po sa të kalojë nëpër procedurat e brendshme.

    Këshilltari amerikan i kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, Tienmu Ma pas ankesës tek Avokati i Popullit për refuzim të lejeqëndrimit nga MPB’ja, ka bërë që kryeministri Hoti të pezullojë vendimin për deportim para dy javësh.

    Në vendimin e datës 9 tetor, kryeministri Hoti ka njoftuar se do të pres përfundim të hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e shtetasit amerikan Tienmu Ma.

    Ndërkaq, Avokati i Popullit ka përfunduar hetimet lidhur me ankesën e Tienmu Ma.

    Në një përgjigje për Express nga ky institucion kanë thënë se tashmë Avokati i Popullit ka një qëndrim për këtë çështje dhe do të dalë me Raportin me Rekomandime.

    “Avokati i Popullit ka përfunduar hetimet lidhur me ankesën e z. Tienmu Ma dhe është duke e përgatitur Raportin me Rekomandime për autoritetet përkatëse. Avokati i Popullit tanimë ka një qëndrim lidhur me çështjen në fjalë dhe po sa Raporti me Rekomandime të kalojë nëpër procedurat e brendshme, në pajtim me Rregulloren e Punës së Avokatit të Popullit, do të bëhet i njohur edhe për publikun”, thuhet në përgjigjen e Institucionit.

    Tutje Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se Ombuspersoni në raport do të bëjë rekomandime konkrete tek autoritetet që lidhen me çështjen e refuzimit të lejeqëndrimit të shtetasit amerikan.

    “Gjithesesi, Avokati i Popullit në raportin e tij do të adresojë rekomadime konkrete për autoritetet përkatëse, të cilat poashtu do të bëhën të njohura për publikun, me rastin e publikimit të Raportit me Rekomadime”, thuhet në përgjigje.

    Për rastin e këshilltarit të Kurtit kishte pasur përplasje mes LDK’së dhe VV’së, zyrtarë të kësaj të fundit e kishin quajtur si hakmarrje të ministrit të LDK’së që drejton Punët e Brendshme, Agim Veliut ndaj Albin Kurtit përshkak të shkarkimit që i kishte bërë Veliut sa ishte kryeministër kreu i VV’së.

    Agim Veliu e kishte mohuar se refuzimi i lejeqëndrimit të Tienmu Ma ka të bëjë me hakmarrje duke e qujtuar vendimin si procedurë administrative.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.