×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër deputetë të Kuvendit i mbajnë të sigurta pozitat e tyre në QKUK

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës me profesion mjekë dhe fizioterapeut, i mbajnë të siguruara pozitat e tyre në Qendrën Klinike Universitare.Dy prej tyre janë të angazhuar me nga 20 orë punë, ndërsa dy të tjerë i kanë pozitat e ngrira.Këta të fundit janë deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së Haxhi Avdyli.

    Haxhiu është i punësuar në QKUK nga shkurti i vitit 2009 në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.QKUK ka konfirmuar se ai ka një vendim për pezullim të përkohshëm për të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës më 27 janar të këtij viti, pas zgjedhjes si deputet në Kuvendin e Kosovës.Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, Haxhiu ka deklaruar pagë vjetore 2900 euro nga QKUK.

    Ai është deputet i Kuvendit nga viti 2011.Avdyli i LDK-së është specialist i neurokirurgjisë dhe është i punësuar në Klinikën e Neurokirurgjisë.Por këtë pozitë ai e ka të ngrirë që nga qershori i vitit 2017, kur është zgjedhur deputet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës.Avdyli vazhdon të mbajë pozitën e deputetit, ndërsa në QKUK punën e ka të pezulluar. Në anën tjetër ai vazhdon të punojë në sektorin privat.Dy deputetë të tjerë të cilët janë mjekë të puënsuar në QKUK, janë Dr. Ekrem Hyseni i LDK-së, Onkolog në Klinikën e Onkologjisë dhe Dr. Arbër Tolaj i AAK-së, Ortoped në Klinikën e Ortopedisë.Të dy vazhdojnë të punojnë edhe në QKUK me orar të përgjysmuar me nga 20 orë punë në javë.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i...
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...
    Lajme04 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.