×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Më shumë se gjysma e njerëzimit përballet çdo ditë me problemet shëndetësore, ekonomike e sociale që rrjedhin nga një zhvillim global jo i njëtrajtshëm. Varfëria, konfliktet e armatosura, mbipesha, kanceri, HIV/AIDS janë vetëm disa nga sfidat që njerëzimit i duhet të kapërcejë sot.

    Më shumë informim nënkupton më shumë ndërgjegjësim, më shumë përgjegjësi, më shumë përpjekje. 24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim. Informohu për botën ku jeton dhe jep ndihmën tënde.

    Tragjikisht mbi 230,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i krizës siriane, dhe mbi 14 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare.

    Gati 37 milionë njerëz tani jetojnë me HIV. 2,6 milionë janë nën moshën 15 vjeç.

    Së paku 80% e njerëzimit jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë. 40 për qind e popullsisë së varfër të botës përfiton vetëm 5 për qind të të ardhurave globale.

    Më shumë se një e treta (34.9% ose 78.6 milionë) e të rriturve amerikanë janë obezë.

    Rreth 795.000.000 njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të jetuar një jetë të shëndetshme aktive. Kjo përbën rreth një në nëntë njerëz në tokë, transmeton KP.

    Sipas OBSH numri i të sëmurëve me diabet në vitin 2030 pritet të arrijë në 366.000.000 në botë, ndërsa në Shqipëri 188.000.

    Kanceri përbën një ndër shkaqet kryesore të sëmundjes dhe vdekshmërisë në botë me më shumë se 14 milionë të diagnostikuar. Një e treta e vdekjeve nga kanceri kanë 5 faktorë kryesorë si indeksi i lartë i masës trupore, konsumi i ulët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit. Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për kancerin duke shkaktuar rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në botë.

    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke shkaktuar rreth 31% të vdekjeve në botë, më shumë se çdo shkaktar tjetër.

    350 milion njerëz të të gjitha moshave në botë vuajnë nga depresioni.

    Duhani vret 6 milionë njerëz çdo vit, 600.000 prej të cilëve janë joduhanpirës të ekspozuar ndaj konsumit të të tjerëve.

    Çdo ditë rreth 800 gra ndërrojnë jetë si pasojë e shkaqeve të parandalueshme që kanë të bëjnë me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

    Rreth 22 milionë aborte të pasigurta ndodhin në botë çdo vit.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.