×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: E kemi testuar dhe po vazhdojmë ta testojmë sistemin S-400

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, theksoi se vendi i tij e ka testuar dhe po e teston sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

    Siç shkruan Anadolu Agency, presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në lagjen Üsküdar të Stambollit.

    Ndaj pyetjeve të një gazetari mbi zhvillimet në Azerbajxhan, çlirimin e rajoneve në kufirin me Iranin, propozimin e presidentit Ilham Aliyev që Turqia të jetë një prej bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut dhe lidhur me qasjen e Rusisë për çështjen e Kaukazit, Erdogan tha se momentalisht është e pamundur që deklarata e presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev të lihet mënjanë.

    “Aq sa Rusia mendon se është e pranishme këtu për një zgjidhje për paqe, besoj se edhe Turqia ka po aq të drejtë sa Rusia që të marrë pjesë këtu për paqe. Sepse në partneritetin e Grupit të Minskut të OSBE-së, siç e dini, edhe Turqia ka vend për shkak të OSBE-së dhe fatkeqësisht deri tani nuk është marrë ndonjë rezultat nga treshja e Minskut. Azerbajxhani paraqet kërkesën e tij të drejtë ku ai thekson se ‘Nëse Armenia propozon Rusinë, edhe ne propozojmë Turqinë’. Them që për këtë arsye edhe Turqia bashkë me Rusinë duhet të jenë në këto bisedime të paqes, për sigurinë e kufijve”.

    “Rusia nuk ka ndonjë deklaratë negative lidhur me Turqinë. Ata që thonë se ka ‘deklaratë negative‘ kanë përfshirë edhe pak opinionin e tyre. Deri tani, ne jemi në bashkëpunim si për çështjen Azerbajxhan-Armeni, ashtu edhe për çështje të tjera, në të njëjtën mënyrë edhe për Sirinë. Po ashtu kemi pasur shumë punë të përbashkëta dha vazhdojmë të kemi edhe lidhur me Libinë. Shpresoj që pas kësaj të hedhim hapa të suksesshëm dhe gjejmë zgjidhje për çështjen e Sirisë, Libisë dhe nëse është e nevojshme edhe për Azerbajxhanin dhe Armeninë”.

    I pyetur mbi “testimin e sistemit S-400 në qytetin Sinop” dhe se “edhe nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është bërë një deklaratë lidhur me çështjen”, presidenti turk u përgjigj: “Është e vërtetë, këto testime janë kryer, po bëhen dhe kjo qasje e Amerikës absolutisht nuk është e detyrueshme për ne. Sepse nëse nuk do të bëjmë testimin e këtyre mundësive që kemi, çfarë do të bëjmë tjetër? Mendoj se nuk kemi pse të pyesim Amerikën. Për këtë arsye, ne jo vetëm për S-400, por po kryejmë edhe testimin e shumë armëve të tjera të lehta, të mesme dhe të rënda, përfshirë edhe ato që kemi blerë nga Amerika. Edhe pas kësaj, do të vazhdojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë, edhe Greqia ka sistemin S-300. Ajo jo vetë që kryen testimin, por edhe po i përdor. A pyet, a flet Amerika për një gjë të tillë ndaj atyre? Jo. Pra, prania e një arme që i përket kryesisht Rusisë domethënë i shqetëson zotërinjtë. Ne jemi të vendosur dhe rrugën tonë do ta vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.