×
  • Front TV
  • Front TV

    A do të bëhet president? Kjo është përgjigjja e Ramush Haradinajt

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që po synon postin e presidentit nuk dha përgjigje konkrete për këtë ambicie të tij.

    “Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen e PDK-së dhe me kryetarin Veseli  dhe kolegët e tjerë. Vazhdoj të kem takim edhe me presidentin Thaçi, por nuk kemi ndonjë vendim të caktuar për ndonjërën nga temat”, tha Ramush Haradinaj në një prononcim për media këtë të premte, raporton Front Online

    Gjithashtu, ai nuk tregoi nëse do të dalin ose jo nga koalicioni nëse nuk bëhet president.

    “Nuk jemi në këtë klimë të daljes dhe të hyrjes. Jemi në punë për të përkrahur vendin. Për temën e presidentit do ta gjejmë një zgjidhje të duhur për vendin”.

    Në takimin me partnerët e koalicionit, Haradinaj tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Ndërkaq, për konfirmimin ose jo të aktakuzës ndaj dy bashkëluftëtarëve të tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, Haradinaj tha se beson që lufta e pastër e UÇK-së do të vërtetohet.

    “Kosova ka qenë çdo herë me ligjin. Kemi besuar në të gjitha etapat dhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e pastër të UÇK-së, Ne besojmë që edhe në këtë rast do të ndodhë e njëjta. S’lëkundemi në luftën e drejtë dhe për të gjithë luftëtarët e të gjitha niveleve. Duke qenë se Kosova beson në ligj, ne do të vazhdojë me i pëkrahë qytetarët e Kosovës në bazë të ligjit. Kosova s’mund të pensionohet para ligjit”./Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/703439923886023/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...
    Front TV07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.