×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Zyrës së BE’së: Kosova dhe Serbia do të bëjnë ndryshime kushtetuese

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Pas emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur për ndryshime Kushtetuese në mënyrë që t’i hapet rrugë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.

    Shefi i Zyrës dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se i takon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se të dyja vendet në një të ardhme do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese shkaku i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.

    Shefi i BE-së, më tej theksoi se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në asnjë mënyrë nuk parandalohet krijimi i Asociacionit.

    Këto komente Szunyog i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane.

    “Sa i përket Asociacionit, e di shumë mirë që ka marrëveshje që nga viti 2013 dhe marrëveshja tjetër është e vitit 2015, dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim në asnjë mënyrë nuk e parandalon krijimin e Asociacionit vetëm i cakton disa kufij që kanë të bëjnë me marrëveshjen e 2015 në fund të vendimit thuhet që statusi i Asociacionit duhet ti dërgohet prapë Gjykatës Kushtetuese. Pyetja ime në këtë rast është se cili është statusi?”, ka thënë Szunyog, shkruan Telegrafi.

    Ai ka theksuar marrëveshjet ndërkombëtare janë ligjërisht obligative.

    “Në raport të progresit thuhet se nuk është bërë progres në këtë fushë, sa i përket themelimit të Asociacionit. Ju takon juve që ta bëni këtë, ju i keni nënshkruar dhe ratifikuar këto marrëveshje me 2/3 në Kuvend, pra nuk është vetëm obligim ndërkombëtar ju takon juve dhe askush nuk po ju shtynë juve të bëni diçka me zor”, u shpreh Szunyog.

    Duke komentuar deklaratën e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i cili tha se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për të themeluar Asociacionin, shefi i BE-së tha se nuk e sheh si problem këtë deklaratë.

    Ai theksoi se ka pasur keqinterpretime në media rreth kësaj, por se në të ardhmen të dy vendet si Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese si rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë nënshkruar.

    “Sa i përket deklaratave që ka thënë z.Lajcak është diçka që unë nuk kam problem me atë çfarë ka thënë, kur ju negocioni marrëveshje ndërkombëtare këto janë ligjërisht obligative.

    Është fakt i padiskutueshëm që të dyja vendet do të duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë nënshkruar, sepse marrëveshjet ndërkombëtare bëhen ligjërisht obligative”, tha Szunyog.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ia ka refuzuar ankesën e ish-rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Këshilli Drejtues...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për miratimin e programit 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor. Përmes një...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Në fjalën...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.