×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Debati presidencial në SHBA, sipas sondazhit të CNN-it 53% e votuesve nxorën fitues Bidenin

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Joe Biden bëri një punë të mirë në debatin e fundit presidencial të enjten përballë Trump, sipas një sondazhi të CNN.

    53% e votuesve që panë debatin thanë se Biden e fitoi ‘ndeshjen’, ndërsa 39% ishin në favor të Presidenti Donald Trump, transmeton Panorama raportimet.

    Shikuesit edhe një herë thanë se kritikat e Biden ndaj Trump ishin kryesisht të drejta (73% thanë se ishin të drejta, 26% të padrejta) dhe ata u ndanë lidhur me sulmet e Trump ndaj Biden (50% thanë se ishin të drejta, 49% jo).

    Ky është një rezultat më pozitiv për Trump. Në një sondazh të CNN pas debatit të parë presidencial, vetëm 28% mendonin se Presidenti kishte fituar debatin dhe 67% i quajtën të padrejta kritikat e tij ndaj Biden.

    Megjithatë debati i fundit nuk ndryshoi shumëçka te përshtypjet e votuesve për secilin prej kandidatëve.

    Pikëpamjet në favor të Biden para debatit ndërsa pas tij 56%. Po kështu, numrat e Trump ishin të qëndrueshëm, por me trend rënës, 42% para debatit të së enjtes dhe 41% pas tij.

    Sa i takon performancës së përgjithshme, 55% e vëzhguesve të debatit janë dyshues që Trump mund të marrë Presidencën, ndërsa 41% për Biden.

    Vëzhguesit e debatit të së enjtes preferuan Trump në vend të Biden për ekonominë (56% thonë se mendojnë se Trump e menazhon më mirë atë përkundrejt 44% që thonë për Biden), dhe u ndanë në mënyrë të barabartë midis të dyve për politikën e jashtme (50% preferojnë Biden, 48% Trump ).

    Biden rezulton më i besuar për trajtimin e pandemisë, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Trump (57% Biden në 41% Trump), për ndryshimin e klimës (67% Biden në 29% Trump) dhe pabarazinë racore në SHBA. (62% Biden në 35% Trump).

    Biden gjithashtu u pa kryesisht si një plan më i mirë për zgjidhjen e problemeve të vendit (54% Biden në 42% Trump), dhe votuesit u ndanë për pyetjen se cili prej tyre është udhëheqësi më i fortë (49% secili).

    Edhe pse ngjarja e së enjtes ishte shumë më pak e diskutueshme sesa debati i parë presidencial, Biden ishte shumë më i prirur ti përgjigjej drejtpërdrejtë pyetjeve të moderatorit (62% kundrejt 31% që mendojnë për Trump).

    Gratë ishin shumë më dashamirëse ndaj Biden në debat (60% e grave thanë se Biden fitoi, 35% Trump, ndërsa tek burrat, 47% ishin në favor të Biden fitoi, 44% për Trump).

    Të pavarurit gjithashtu mendojnë se Biden fitoi (55% Biden në 36% Trump), ashtu si moderatorët (56% Biden në 37% Trump) dhe votuesit e bardhë me diploma kolegji (64% Biden kundrejt 29% për Trump).

    Sa i takon grupmoshës 65 vjeç e lart, e cila mbështeste Biden në një numër të konsiderueshëm, edhe më shumë se vetë Clinton në 2016 sipas shumicës së sondazheve, vota u nda. 46% thonë se debati u fitua nga Biden, 43% për Trump, ndërsa 10% mendojnë se të dy ia dolën.

    Ndërkohë votuesit poshtë moshës 45-vjeç e panë Biden si fitues, 66% kundrejtt 27% për Trump.

    Marzhi i Biden mbi Trump në këtë sondazh pas debatit është vetëm 1 pikë më shumë se fitorja e Clinton ndaj Trump në një sondazh me shikuesit e debatit përfundimtar në 2016.

    Marzhi i Biden është i dyti më i madhi në sondazhet e fundit të CNN pas debateve përfundimtare presidenciale, pas Barack Obamës 58% në 31% diferencë ndaj John McCain pas debatit përfundimtar të vitit 2008.

    Sondazhi pas debatit i CNN u krye nga SSRS me telefon dhe përfshin intervista me 585 votues të regjistruar që panë debatin presidencial të 22 tetorit.

    Marzhi i gabimit është plus-minus 5,7 pikë përqindje.

    Të anketuarit fillimisht u intervistuan në fillim të këtij muaji me telefon ose në internet dhe treguan se ata kishin në plan të shikonin debatin dhe do të ishin të gatshëm të ri-intervistoheshin kur të mbaronte.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.