×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Shaip Kamberi refuzoi të më takonte në Bujanoc

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Parlamenti i Serbisë sot mbajti seancë ku Ivica Daçiq u zgjodh për kryetar të parlamentit serb. Kjo seancë kaloi me polemika të ashpra mes deputetit shqiptar, Shaip Kamberi dhe Ivica Daçiqit.

    Në momentin kur po dikutohej për zgjedhjen e kyzetarit të parlamentit, fjalën e mori deputeti Shaip Kamberi i cili deklaroi se “Ne deputetët shqiptar nuk do ta votojmë Ivica Daçiqin sepse nuk mund të përkrahim dikend që inicoi shlyerjen e shqiptarëve nga regjistri civil në Luginë të Preshevës e as një shumicë në të cilën bënë pjesë Ivica Daçiq i cili bënë thirrje të fshihen trupat e shqiptarëve të masakruar në Republikën e Kosovës.

    Ju deri sa angazhoheni për çnjohje të Republikës së Kosovës jeni duke gjuajtur me plumb në këmbët tuaja”.

    Ndaj fjalimit të Shaip Kamberit reagon Daçiq i cili akuzoi Kamberin se deri sa ishte kryetar i Bujanocit, e në kohën kur në Bujanoc ishte vrarë një polic ai kishte refuzur ta presë në zyrë Daçiqin. “Imagjinoni, pata udhëtuar në Bujanoc sepse ishte vrarë një polic i Serbisë e Shaip Kamberi refuzoi të më takojë sepse isha i padëshiruar për ate” deklaroi Daçiq.

    Sa i përket shlyerjes së shqiptarëve nga regjistri civil, Daçiq deklaroi se “Ne nuk u angazhuam për të zvogluar numrin e banorëve shqiptar por nuk lejuam që rrejshëm të deklarohen vendëqëndrimet, sepse ka pasur raste kur me një vendbanim janë paraqitur 20 persona”Ivica Daçiq sot u zgjodh kryetar i parlamentit të Serbisë me 225 vota për dhe një votë kundër./rtvpresheva.com/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para,...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, është arrestuar në lidhje me një atentat të dukshëm ndaj...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Drogë me personazhe vizatimore u zbuluan së fundmi në Shqipëri. Në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskim të mallrave të pa deklaruara nga një qytetar në aeroport Personi i dyshuar, pas kontrolleve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sllobodan Miletiq nga Zveçani sot e ka pranuar fajësinë për dy vepra penale që i ngarkohen sipas aktakuzës dhe që kanë të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shpesh mund të pyesni veten se ku të gjeni derivate cilësore me një çmim të arsyeshëm – dhe ndonjëherë kjo mund të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mirëpriten në Prishtinë për një mëngjes pune bashkëthemeluesin dhe ish-udhëheqësin...
    Vip16 Shtator 2024
    Sot feston ditëlindjen, legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu. Në mesin e shumë urimeve që mori bën pjesë edhe ai i nuses...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.