×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi se e kishte goditur me gur veturën e Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, në seancën fillestare të së mërkurës e ka dënuar me 200 euro gjobë, të akuzuarin për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Selajdin Osmanaj.

    I akuzuari, gjithashtu është obliguar edhe në shpenzimet procedurale në shumën prej 50 euro, ndërsa e dëmtuara është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Para se të shpallej aktgjykimi, nga gjykatësi Arben Mustafaj, i akuzuari Osmanaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale e cila i vihej në barrë, duke shprehur keqardhje për rastin e ndodhur.

    Edhe prokurori Arben Hoti, është pajtuar me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke shtuar se një pranim i tillë është i vullnetshëm dhe se ka mbështetje në shkresat e lëndës.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 3 korrik 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Selajdin Osmanaj, me pretendimin se ka kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, më 17 prill 2020, rreth orës 11:30, në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, rruga “Qazim Hakaj, i pandehuri Osmanaj ka dëmtuar pasurinë e Policisë së Kosovës.

    Në aktakuzë thuhet se, përderisa i pandehuri ka qenë duke ecur në rrugën Vrellë-Kaliqan, dhe posa ka arritur në vendin e lartcekur ka vërejtur veturën e policisë të ndaluar, dhe i njëjti nga një largësi prej 10-15 metra fillimisht ka gjuajtur me gur në drejtim të veturës së policisë por pa arritur të qëlloj. Pas kësaj kanë dalur nga vetura zyrtarët policor Zemir Sabotiq dhe Agim Qorraj, e ku i pandehuri ka gjuajtur përsëri gur në drejtim të veturës së policisë, të cilën e ka goditur në kapakun e motorit, e pastaj siç thuhet aty guri është bartur edhe në parafango, me ç’rast janë dëmtuar që të dyja pjesët e veturës.

    Tutje në aktakuzë thuhet, se pas kësaj i pandehuri është arrestuar nga zyrtarët policor.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Të tjera
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.