×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 2 mijë e 600 raste të reja me Covid-19 për një javë në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 12 deri 18 tetor 2020, për COVID-19 janë bërë gjithsej 13.213 testime, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 2.676 raste.

    Rastet e reja janë në 34 qytete të vendit, ndërsa është shënuar rritje prej 19.3 përqind, në krahasim me javën e kaluar.

    Sa i përket numri të rasteve pozitive në krahasim me testimet e realizuara, përqindja është 20.3% krahasuar me javën e kaluar ku shënonte 17.2 për qind.

    Të infektuarit janë të moshave të ndryshme, numri më i madh i tyre-20.9 për qind janë mes moshës 30 deri 39 vjeç, vijon grupmosha 40 deri 49 vjeç (19.5%), nga 20 në 29 vjet (17.6%), mbi 60 vjet (17.5%) dhe nga 50-59 vjet (16.6%). Numri më i ulët i të infektuarve është tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç (3.0%).

    Javën e kaluar janë regjistruar 49 viktima si pasojë e Covid-19 në gjithsej 16 qytete, që paraqet një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar, kur kishte 31 viktima në 15 qytete.

    Sa i përket moshës, 38 viktima kanë qenë mbi moshën 60 vjeçe, 9 viktima kanë qenë mes moshës 50-59 vjeçe, ndërsa dy viktima janë të grupmoshës 40 -49 vjeçe. 35 viktima kanë pasur sëmundje të tjera kronike.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas Top Channel ai është paraqitur në SPAK pas dy...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.