×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vëllezërit nga Kosova dënohen me mbi 5 vjet burg në Gjermani

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Autori i një sulmi me thikë të kryer në qendër të Frankfurtit, një 20-vjeçar me prejardhje kosovare është dënuar nga Gjykata e Landit e Frankfurtit me katër vjet e tetë muaj burg, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

    Gjykatësit në procesin e zhvilluar të hënën kanë konstatuar se ai kishte bërë tentim vrasjeje. Ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar u dënua me nëntë muaj dënim me kusht për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme fizike.

    Për arsye të panjohura, në mes të vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare kishte shpërthyer një përleshje fizike në një natë maji të vitit të kaluar në Konstablerwache.

    Megjithëse viktima tashmë ishte dorëzuar, 20-vjeçari, shtetas gjerman me origjinë kosovare kishte nxjerrë një thikë dhe te ka goditur tetë herë kundërshtarin në pjesën e sipërme të trupit.

    Njeriut të plagosur rëndë iu desh të qëndronte në spital për dhjetë ditë. Përveç pasojave të rënda që ka shkaktuar sulmi i 20 vjeçarit, edhe fakti se ai tashmë kishte disa dënime të mëparshme u vlerësua nga gjyqtarët si rrethanë rënduese.

    Vetëm një ditë pas krimit, ai duhet të mbaronte mbajtjen e një dënimi me burg për të mitur, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, gjykata nuk mundi të provonte se vëllai i tij kishte njohuri për thikën që kishte përdorur 20 vjeçari.

    Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur në Berat, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Në Shqipëri komuniteti mysliman shprehu shqetësim për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku ka thënë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij. Osmani ka shkruar se Afrim Bunjaku...
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Bëhet e ditur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në Bjeshkët e Grejkocit një person ka raportuar që disa persona të panjohur i kanë vjedhur anësoret e rrugës. “Ankuesi mashkull...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në fshatin Botush të Gjakovës një fermer ka raportuar që në rrethana të panjohura i janë djegur dy mijë e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi qeverinë “Kurti” për manipulimin e statistikave të ekonomisë. Ai  theksoi se shifrat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.