×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shtetet më të varfra të Evropës, ku renditet Kosova

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas tabelave të përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në 4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë.

    Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliard dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n.
    Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen.

    Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin. Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

    Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfra të Europës, (pa përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Më pas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

    Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

    Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

    Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar./ Monitor

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Pejë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari duke e kanosur verbalisht ka tentuar me...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua është sulmuar seksualisht më 7 shtator në Mitrovicë të Jugut, ku policia më pas ka marr në intervistë dy persona...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan është intervistuar nga policia pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmonte familjaren e saj....
    Lajme09 Shtator 2024
    Sot bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, në ora 10:00. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Kurtit do...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një person është raportuar i zhdukur në Malishevë. Policia ka njoftuar se rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Malishevë / 08.09.2024-23:20. Me...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan. Pas trajtimit në QMF’në e Deçanit, ai është dërguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.