×
  • Lajme
  • Lajme

    10 euro taksë për hyrje në Prishtinë, reagon kryetari i Klinës

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Ndër të parët që i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti lidhur me pagesën 10 euro për hyrje në Prishtinë është kryetari i Klinës Zenun Elezaj.

    I kontaktuar nga Express, Elezaj thotë se një vendim i tillë do të duhej të ishte më parimor.

    Propozimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që qytetarët që hyjnë me makina në kryeqytet të paguajnë 10 euro taksë, ka ngjallur reagime të shumta. Partitë politike në Kuvendin Komunal shprehen kundër, derisa kanë ardhur reagimet e para edhe nga komunat.

    Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës thotë se nuk do të duhej të kishte ndarje të qytetarëve në komuna, nëse do të aplikohej një taksë e tillë.

    “Mendoj se me vendim nuk duhet te dallohen qytetaret e komunave por vendimi duhet te jete me parimor”, tha Elezaj për Express.

    I pari i Prishtinës thotë se një masë e tillë do të evitonte tollovinë në komunikacion dhe do të mbronte qytetarët nga ndotja e ajrit.

    Ai arsyetohet se një masë të tillë e aplikon edhe kryeqyteti britanik.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje pasdite kanë arritur që të kapin një sasi...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.