×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Gjendja më e keqe se në mars”, kryeqendra e Evropës në alarm nga rritja e të infektuarve

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Belgjika është njëra nga ato vende ku për momentin po përballet me valën e dytë të pandemisë, duke shtyrë qeverinë belge të ndërmarr masa të rrepta anti-covid, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke tha se Belgjika po humbet kontrollin dhe është shumë afër që i gjithë vendi të mbingarkohet me virus, ai njëkohësisht tha se populli belg duhet patjetër të ndryshojë sjelljen e tyre, dhe të filloj të respektoj masat që qeveria ka ndërmarr.

    Ai në një intervistë per Agjencinë e Lajmeve RTL tha se kryeqyteti Brukseli tani për tani është një ndër zonat më të rrezikshme me infeksionin Covid-19, duke shtuar “Ne jemi rajoni më i prekur në të gjithë Evropën. Ne jemi vërtet afër një cunami që nuk e kontrollojmë më atë që po ndodh. Sot, ne ende mund të kontrollojmë atë që po ndodh, por me vështirësi të mëdha, stres, dhe panik. Nëse numri i rasteve të reja dhe shtrimit në spital rritet, atëherë për ne do të jetë shumë e vështirë që të kontrollojmë gjendjen në mbarë vendin. Qeveria ka vetëm një mesazh, mbroni veten, mbroni të dashurit tuaj, në mënyrë që të mos dëmtoheni”.

    Në Belgjikë nga e hëna të gjitha baret dhe restorantet do të jenë mbyllura, njerëzit do të lejohen të kenë vetëm një kontakt të ngushtë jashtë shtëpisë së tyre, katër mysafirë të ndryshueshëm çdo dy javë mund të vizitojnë të afërmit e tyre dhe kuptohet që duhet patjetër të mbajnë distancën.

    Kryeministri belg Alexander De Croo deklaroi se gjendja tani është me rëndë se gjatë muajit mars.

    Ministri i Shëndetësisë tha se gjëja kryesore në këtë periudhë te vështirë është vetëm sjellja e njerëzve, ata duhet të kuptojnë se duhet të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre, prandaj ju lutem të respektoni distancën, mbani maskë, dhe nëse nuk ka distancë, infeksionet do të jenë të pa imagjinueshme . Të gjithë jemi përgjegjës për shëndetin tonë.

    Belgjika deri më tani ka regjistruar rreth 222.253 raste me koronavirus dhe 10.413 vdekje, transmeton The guardian dhe Politico.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.