Duke marrë parasysh që rastet me virusin korona në kontinentin evropian janë në rritje, shumë shtete evropiane kanë vendosur që t’i shtrëngojnë masat anti-covid.
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se maska ka qenë e detyrueshme qysh nga fillimi i pandemisë, e tani rastet po rriten me të madhe.
Kryetarët e komunave kanë vendosur të marrin masa më ekstreme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendet publike do të mbyllen pas orës 21:00 dhe orari i hapjes së restoranteve dhe madhësia e grupeve e qëndrimit të lejuar do të shtrëngohen, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Këto masa u ashpërsuan pasi Italia regjistroi nivelin e saj më të lartë të infeksionit ditor për të dytën ditë. 11,705 raste të reja u njoftuan të dielën, duke mundur rekordin e mëparshëm, i cili erdhi një ditë më parë të shtunën, prej 10,925 me radhë.
Italia ishte vendi ku më së shumti u godit nga virusi qysh nga fillimi i pandemisë. Tani ka regjistruar 414,000 raste të konfirmuara të koronavirusit 36,543 vdekje.
Qytetet italiane me më së shumti infeksione dhe vdekje janë, Lombardia, Piedmont, Emilia-Romagna, Veneto, Campania.
Në një fjalim televiziv kryeministri Conte tha se ‘’ Ne nuk mund të humbasim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithësuar ku përfshihet e gjithë Italia, i cili mund të na kushtojë rëndë’’.
Ai shtoi: “Masat më efektive mbeten masat paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena e duarve. Duhet t’u kushtojmë vëmendje situatave kur lejojmë mbrojtjen tonë me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata, kërkohet masa paraprake maksimale dhe respektimi i rregullave.
Masat që janë marrë gjatë këtyre dy ditëve kryesisht kanë të bëjnë me shkollat, ku mësimi do të zhvillohet në distancë dhe orari mësimor do të ndryshojë , konferencat dhe festivalet lokale pezullohen, palestrat dhe pishinat do t’ju përshtaten protokolleve të reja ligjore, transmeton The Local dhe BBC.