×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci tregon si i bëri presion të bijës për tu bërë deputete që t’i jepte një mesazh LDK’së

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Ish-deputeti Gani Geci ka folur rreth rrugëtimit të vajzës së tij Marigonës në politikë. Ajo aktualisht është deputete në Kuvendin e Kosovës

    “E kam shti unë. Nuk muj me rrejt se ajo nuk ka dashtë. E kam shti në politikë. Ajo më ka thanë: “Babë nuk dua, politika është një profesion jo i mirë dhe shumë i vështirë në Kosovës dhe unë nuk dua”, tha Geci në emisionin “Tete a tete me Adelinën”.

    “Faktikisht unë i kam bërë presion. Ajo u kanë shtatzënë dhe kur u bo Kuvendi i LDK’së u dashke ajo me hy për me marrë pjesë në zgjedhje. I thash burrit të saj: “merre ço në kuvend të nëndegës në fshat tëndin”. Më tha: “Po edhe një muaj ka me lind”. I thash, një orë e keni atë Kuvend, nuk është shumë’, shpjegon ai.

    “Kur është mbajt Kuvendi i degës ajo sa pati lind. Tre ditë i ka pasur. Për me u zgjedh delegate e Kuvendit. Më tha: “Babë s’muj me shku”. I thash: Nana Rabë në ara më ka bi mua dhe është kthy prapë me korrë, po shko se sen s’bohet”, shpjegon Geci bisedën me të bijën.

    “Ka shku në Kuvend dhe është zgjedh. Unë kam dashtë. Faktikisht ajo e do profesionin e vetë, e do shkencën”, theksoi ai.

    E gjithë kjo sipas Gecit, u bë për t’i dhënë një mesazh LDK’së.

    “Herën tjetër le të zgjedh ajo. Në dashtë me u bo le të bëhet, është çështje e saj. Unë kam dashtë me e bo për me iu tregu edhe LDK’së edhe Kosovës që unë hala e kam një mbështetje në elektoratin në Kosovë dhe kemi marrë diku 20 mijë vota. Për 1 muaj ditë i kam bërë 20 mijë km kerrit tim. Plus nga 10 mijë kilometra gjashtë kerre tjera. Kemi bërë fushatë të paparë”, shpjegoi ai.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...
    Kronika05 Maj 2024
    Në veri të Kosovës pas mesnatës ka ndodhur një rast i tentim-vrasjes. Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Front Online....
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Ai ka shkruar se...
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...
    Sport05 Maj 2024
    24 vjet të jetës së saj ia kushtoi futbollit. Sanije Krasniqi, tani edhe zyrtarisht është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.