×
  • Sport
  • Sport

    Lladrovci pret ngrohtësisht Robin Haxhi Krasniqin, i jep mirënjohje

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim miqësor, Robin Haxhi Krasniqin, kampionin e botës në boks. Z. Lladrovci i ka dhënë mirënjohje dhe medaljon të punuar nga gratë e QMDG, më pastaj së bashku kanë vendosur lule pranë shtatoreve të heronjve në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

    Në rrjetin social, z. Lladrovci ka shkruar se “jemi krenar me përkushtimin tuaj miku im, Robin Haxhi Krasniqi, me promovimin e shpirtit garues dhe sportit si dhe promovimin e shtetit dhe vlerave tona!”.

    Ja postimi i plotë i z. Lladrovci në Facebook:

    Sot, kemi qenë të nderuar me vizitë në komunën e Drenasit të kampionit botëror në boks, Robin Haxhi Krasniqit, mikut tim i cili na bëri të gjithëve krenar.

    Miqësia ime me sportistët është e veçantë, ndërsa nga takimi i parë, tash mikun tim, boksierin Krasniqi, shumë vite më parë, e kam parë dhe vlerësuar shumë guximin, talentin dhe besimin e tij në fitore.

    Sot, Robin Haxhi Krasniqin e kam pritur në Zyrën time, ku ia kam dhuruar Mirënjohjen për kontributin e tij në promovimin e sportit dhe lartësimin e shtetit tonë, ia kam dhuruar librin e Bedri Islamit kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

    Po ashtu, ia kam dhuruar medaljonin e punuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave të Drenasit.

    Ndërsa ai ka shkruar përshtypje në librin e mysafirëve të komunës, “Forca e bën fuqinë”.

    Më pastaj kemi bërë nderim dhe kemi vendosur lule të freskëta pranë shtatoreve të heronjve dhe heroinës në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

    Ne kishim planifikuar edhe takim në klubin e Futbollit “Feronikeli”, por për shkak të kohës, takimi do të mbahet sonte.

    Jemi krenar me përkushtimin tuaj miku im, Robin Haxhi Krasniqi, me promovimin e shpirtit garues dhe sportit si dhe promovimin e shtetit dhe vlerave tona!

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen...
    Sport02 Korrik 2024
    Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024, raporton Gazeta Sinjali. Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e...
    Sport02 Korrik 2024
    Merih Demiral, ia shënoi Austrisë dy gola në Kampionatin Evropian, duke ia mundësuar Turqisë që të jetë një hap më afër çerekfinales,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një numër në rritje i liderëve demokratë po thonë se duan që presidenti amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara, “për të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Sport02 Korrik 2024
    Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Sport02 Korrik 2024
    Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve. Rekordin për golin më të shpejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.