×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrau biznismenin 51-vjeçar, kapet autori i atentatit

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

    Vetëm pas 1 orë nga atentati i ndodhur autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

    Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me arëm zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

    Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, e tij e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Një person i maskuar i paidentifikuar akoma ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj Niko Goros. Autorët e atentatit kanë qenë me një makinë tip “Tuareg”, të cilët janë larguar me shpejtësi. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tij.

    Pasi ndodhi ngjarja pika kontrolli janë ngritur në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Njoftimi i policisë:

    Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.