×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Panairi i Librit do të zhvillohet online për shkak të Covid-19

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë se për shkak të pandemisë, Panairi i Librit për këtë vit nuk do të zhvillohet, ka reaguar edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

    Në një postim në Facebook, Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë të ditur se Panairi i Librit do të zhvillohet online, për shkak të pandemisë.

    Postimi:

    Njoftim për organizimin online të Panairit të 23 të Librit – Tirana 2020

    Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

    Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një panairi libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

    Ky panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

    Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

    Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online.

    Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.