×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varrosen dy vëllezërit kosovarë që u goditën nga treni në Gjermani

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Sot pritet që t’u jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas që u goditën për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë, raporton Front Online.

    Njëri nga familjarët e viktimave, dje ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit mbrëmë janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së sotme.

    “Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.

    I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.

    Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë.

    “Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.

    Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

    Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, panë aksidentin fatal.

    Për aksidentin tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy vëllezër me prejardhje nga Deçani, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

    Në postimin e Ambasadës thuhet se po bëhet çdo gjë për t’i qëndruar pranë familjes Arifaj.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet familjes Arifaj. Bashkë me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Bavari, Ambasada është duke bërë çdo gjë që familjes Arifaj t’i qëndrojmë pranë në këto çaste të vështira.

    Edhe kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy vëllezërve nga Deçani në rrethana tragjike në Gjermani.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe presin sqarimin e kësaj tragjedie.

    “Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.

    Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj.

    Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

    Ramosaj ka thënë se Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj.

    “Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë zie tejet pikëlluese tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë”, ka thënë ai. /Front Online

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët....
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në protestën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, i njohur me nofkën “Bjeshka” i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë një dritare historike mundësish për të lidhur...
    Lajme01 Maj 2024
    Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherit edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline thotë se Qeveria e Kosovës e...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në  Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve. Haradinaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.