×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i përgjigjet deputetit Abelard Tahiri: Negocimi bëhet në Bruksel me koordinim të ngushtë me Uashingtonin

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, sonte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Avdullah Hoti lidhur me qartësimin e ecurisë së procesit të dialogut dhe vendin se ku do të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

    Ai ka thënë se është shumë e paqartë nëse procesi i dialogut do të vazhdojë në Bruksel apo Washington dhe se ky negocim në dy adresa, sipas tij, është duke i shkuar përshtati vetëm Serbisë, por jo edhe Kosovës.

    “Për mua është shumë e paqartë zoti kryeministër ku do të vazhdojë dialogu. Cila është adresa? A do të jetë Washingtoni, apo Brukseli, sepse negocimi në dy adresa mendoj se është duke i shkuar përshtati vetëm Serbisë, por jo edhe Republikës së Kosovës. Pra, a e kemi një përcaktim ne? Ne e dimë që s’jemi pala e vetme në këtë proces, ku janë edhe SHBA, BE dhe Serbia. Edhe ne duhet ta kemi rolin tonë dhe ta japim kontributin. Ku e shihni se do të nënshkruhet marrëveshja finale, do të jetë Brukseli apo Washingtoni”, tha ai.

    Kryeministri Hoti i është përgjigjur deputetit Tahiri se procesi i dialogut zhvillohet në Bruksel në koordinim të ngushtë me Uashingtonin.

    “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë marrëveshje qindra faqe voluminoze, sepse ky nuk është proces teknik. Për çështjen, për shembull, të të pagjeturve, ne duhet të marrim parasysh konventat ndërkombëtare për adresimin e kësaj çështje. Për dëmet e luftës dhe pensionet prapë parimet ndërkombëtare, konventat ndërkombëtare. Nuk është punë e ekspertëve teknikisht, po është adresim politik zgjidhja e këtij problemi një herë e përgjithmonë në mes të dy vendeve. Negocimi bëhet në Bruksel në koordinim të ngushtë me Washingtonin, keni parë edhe deklarimet zyrtare të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve që në këtë proces janë plotësisht të koordinuar me Brukselin për të çuar drejt marrëveshjes përfundimtare. Pse nuk kam emëruar një ministër në vend të koordinatorit, besoj që është komplet përgjegjësi imja. Unë jam përgjegjës sipas Kushtetutës, para juve për procesin e dialogut, unë e udhëheq këtë proces. Marrëveshje para jush nuk sjell tjetër përveç asaj për njohje reciproke”, tha Hoti.

    E deputeti Tahiri, reagoi ndaj deklarimeve të kryeministrit Hoti duke thënë se si deputetë duan komunikim me njerëzit të cilët janë të angazhuar në këtë proces dhe jo ta kenë informatën pasi që ajo të ndodhë.

    “Po e kritikojmë mënyrën se si jeni duke e bërë, mos transparencën dhe angazhimin e njerëzve, të cilët nuk janë anëtarë të kabinetit qeveritar në nivele kaq të larta. Ne si deputetë të pozitës apo opozitës duam komunikim me njerëzit, të cilët janë të angazhuar në këtë proces, jo ta kemi informatën pasi të ndodhë, por t’i ndani me ne këto drafte të marrëveshjes para se të ndodhin”, tha ai.

    Kryeministri Hoti i është përgjigjur deputetit Tahiri se ai mund ta pyesë edhe se kush ia ka shkruar fjalimin, por se kjo nuk është relevante. Ai potencoi se nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare pa u adresuar siç duhet çështja e të pagjeturve.

    “Z. Tahiri, ti mund të bësh pyetjen kush ta ka shkruar fjalimin që unë e lexova në fillim të seancës. Ke të drejtë, por ajo punë ty nuk të intereson. Ty të intereson çka them unë drejt këtu para jush. Mendoj se nuk është relevante. Por, kushtëzimin e dialogut me çështjen e të pagjeturve e kemi bërë këtë punë në ditën e parë që e kemi nisur procesin e dialogut dhe nuk ka marrëveshje përfundimtare pa u adresuar edhe çështja e të pagjeturve. Është tema e parë, nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare pa u adresuar siç duhet jo me zgjidhje kreative, po siç duhet, cila është kjo zgjidhje siç duhet, është ofrimi i plotë i të gjitha informatave për personat e pagjetur”, tha ai.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës....
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.