×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përfitimet nga Trusti, këto janë statistikat sipas kontributeve të qytetarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Gjithsej 639 mijë e 254 qytetarë kontributpagues do të mund të tërheqin 10 % e mjeteve të tyre totale nga Trusti.

    Kështu kanë bërë të ditur nga ky institutcion i pavarur dhe jo përfitues në një përgjigje për portalin, Front Online.

    Vlera totale e shumës që të gjithë kontributpaguesit mund të marrin në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del të jetë 201 milionë e 390 mijë euro.

    Sidoqoftë, qytetarët për t`i  futur në xhep këto të holla të tyre duhet të presin akoma, shkruan Front Online.

    Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, si në seancën e së hënës kur kaloi në lexim të parë, duhet të marrë miratimin e deputetëve edhe në leximin e dytë. I njëjti, pastaj për të hyrë në fuqi duhet shkojë për dekretimi te Presidenti e tek në fund për publikim në Gazetën Zyrtare.

    Por nga sa para u bie të tërheqin kontribuuesve në bazë të bilancit që kanë pasur në Trust deri me 30 shtator të këtij viti?

    Më poshtë gjeni të dhënat, të cilat Trusti, ia ka prezantuar portalit, Front Online.

    Mbi 104 mijë apo 16 % kontribuues do t`i marrin më pak se 10€ nga Trusti

     

    Nga mbi 639 mijë e 254 kontributdhënës, 104 mijë 137 apo 16 % e tyre do të marrin më pak se 10 euro. Kjo meqë ata kanë të tubuara deri tash vetëm 100 euro në Trust, shkruan Front Online.

    212 mijë e 799 qytetarë apo 33 % kontributpagues të tjerë, në pasqyrën financiare të Fondit të Kursimeve Pensionale, shihet të kenë grumbulluar mbi 100 deri në 1000 euro.

    Kështu atyre, bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, u bie të marrin nga nga 10 deri në 100 euro.

    E 194 mijë e 857 kontributdhënësit e tjerë, të cilët kanë tubuar deri tasht nga 1000 deri në 5000 mijë euro, do do të arkëtojnë me tepër para.

    Ata do të mund të nxjerrin nga 100 deri në 500 euro prej Trusti, gjithnjë duke u bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, shkruan Front Online.

    74 mijë e 099 të tjerë qytetarë do të mund të tërheqin nga 500 deri në 1000 mijë euro, meqë kanë të grumbulluara nga 5 mijë deri 10 mijë euro në Trust. 

    6 % e kontributpagueseve mund të tërheqin nga Trusti 1 deri në 2 mijë euro –  vetëm 2 % e tyre mbi 2 mijë euro

    Vetëm 6 % apo 40 mijë e 400 qytetarë kontributdhënës do ta shijojnë ndjenjën e të tërhequrit të mbi 1000 deri në 2000 mijë eurove nga Trusti.

    Kjo pasi ata kanë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro të tubuara në Trust.

    E nga ky institutcion publik veç 2 % e kontributpaguesve do të kenë mundësi të tërheqin mbi 2 mijë euro, shkruan Front Online.

    “Fatin” e tillë në Kosovë e kanë vetëm 12.944 qytetarë që kanë mbi 20 mijë euro në Trust. /FRONT ONLINE


     

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.